Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është duke punuar që çështja e Ligjit për referendum të dërgohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Thaçi ka thënë se referendumi mund të përdoret për t’i pyetur qytetarët e Kosovës nëse ata janë pro korrigjimit të kufirit, që do të bashkonte Luginën e Preshevës me Kosovën.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 1, pika tre, thuhet se “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.
Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese thotë se referendumet në Kosovë mund të ndodhin, pasi të nxirret një ligj i veçantë. Ai thotë se një ligj i tillë nuk ka ndodhur për mungesë të vullnetit politik.
“Për t’u realizuar një çështje me referendum, siç është propozimi konkret i presidentit i këtyre ditëve, do të duhej paraprakisht të kemi Ligj për referendumin. Ky ligj, në bazë të nenit 81 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk parashihet që të hyjë në mesin e atyre ligjeve të ashtuquajtur të legjislacionit vital dhe nuk ka nevojë që me dy të tretat, as me dy të tretat e dyfishta, pra mund të kalohet edhe me shumicë të thjeshtë”, tha Baraliu.
Presidenti Thaçi ka folur për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të duhej të përfundonte, sipas tij, me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.
Analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, thotë se një ligji i tillë mund të bëhet nëse do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet subjekteve politike, pasi që për miratimin e tij, duhet një numër i konsiderueshme i votave pro.
Murati thekson se në këtë drejtim duhet të punohet kujdesshme dhe nuk duhet të ndiqen agjendat e ngushta politike, por duhet të shikohet në aspekte më të gjera.
“Unë problemin e shoh në aspektin përmbajtjesor dhe mënyrën se si do të përkthehej mandej në implementimin e vet në praktike ky projektligj, kur do të shndërrohet në ligj. Dhe cili do të ishte rezultati i tij dhe si do të silleshin pastaj edhe subjektet politike nëse do të miratohet ligji dhe do të hidhej në referendum, për shembull çështja e shkëmbimit te territoreve ose bashkimi i Luginës së Preshevës. Sepse atëherë do të kishte mundësi që të luhet edhe me fjalë dhe mënyra se si do të parashtrohej pyetja. Faktikisht edhe qytetarët do të t’i vinte në pozitë të palakmueshme. Kështu që unë konsideroj që ky veprim duhet të mendohet mirë”, tha ai.
Murati tha po ashtu se deputetët e opozitës tash e një kohë kanë ndërmarrë nisma për miratimin e një ligji të tillë, por jo për çështjen që është duke e përmendur presidenti Thaçi.
“Kemi grupe parlamentare nga opozita, të cilët faktikisht kanë iniciuar një projektligj të tillë në Kuvend. Dhe kjo shumë lehtë mund të përkthehet në një përballje politike të më vonshme mes presidentit dhe pikërisht këtyre grupeve parlamentare, të cilat e kanë shtyrë përpara projektligjin për referendum. Mirëpo, në anën tjetër e kundërshtojnë një referendum të tillë çfarë po e kërkon vet presidenti”, tha Murati.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se në muajt në vijim do të prezantojë idenë e, siç thotë ai, korrigjimit të kufirit me Serbinë.
Thaçi ka thënë se nëse partitë politikë në Kosovë dështojnë të merren vesh dhe mos ta përkrahin iniciativën e tij, ai mendon ta arrijë një gjë të tillë përmes referendumit.
“Në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet”, ka thënë Thaçi javën e kaluar. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës