LAJMI I FUNDIT:

ICK fillon bashkëpunimin me gjigantin botëror Salesforce

ICK fillon bashkëpunimin me gjigantin botëror Salesforce

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, programi “Salesforce for Startups” sjellë fuqinë e kompanisë Salesforce tek komuniteti i bizneseve startup, ndërrmarrësve nga Kosova dhe rrjeti i kompanive të sektorit të TIK që kanë qenë pjese e programit të inkubimit në ICK. Bizneset startup nga ICK do të ketë tani mundësinë që të ndërtojnë lidhje më të forta me klientët e tyre përmes Salesforce Essentials – një softuer për shitje dhe mbështetje te konsumatorit (customer support) me një aplikacion shumë të lehtë për tu përdorur.

Inovacioni është kyq gjatë momenteve kritike në histori siq është ky që jemi ne tani, dhe Salesforce është këtu për t’i mbështetur inovatorët përmes një morie programesh me fokus tek startups, akseleratorët, inkubatorët dhe organizata të tjera të cilat mbështetin komunitetin e ndërmarrësve. Lexoni më shumë për programin “Salesforce for Startups” këtu.


Salesforce është platforma numër një në botë për CRM e besuar nga klientët përreth globit. Mbi 150,000 kompani të mëdha dhe të vogla e rrisin biznesin e tyre me anë të Salesforce.

Innovation Center Kosovo (ICK) është lideri i integrimit të rinisë dhe bizneseve startup, duke ndihmuar gjithashtu në perspektivën dhe prosperitetin e përgjithshëm të Kosovës. Nga themelimit të saj në vitin 2012, ICK ka ofruar mundësi të ndryshme për rininë, biznese inovative, tekonologjinë dhe ndërrmarrësinë. Fokusi i ICK-së është që të zgjerojë dhe rrisë kulturën digjitale, të ndihmojë aspiratat e ndërmarrësve të rinj, të krijojë vende të reja të punës, të ndihmojë dhe zhvillojë bizneset në fushën e TIK, si dhe të pajisë të rinjtë me shkthtësi digjitale nëpërmjet trajnimeve të orientuara nga tregu i punës.

Artikull i sponzorizuar