LAJMI I FUNDIT:

Icardi do vetëm kalimin te Juventusi

Icardi do vetëm kalimin te Juventusi

Tashmë është bërë e ditur se Mauro Icardi e dëshiron largimin nga Interi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas kishte probleme me udhëheqësinë e klubit italian qysh në fillim të këtij vitit, e që më vonë pasoi edhe marrja e shiritit të kapitenit.

Kështu, 26-vjeçari refuzoi të luante për një muaj, ndërsa tani është rikthyer në Itali, pasi Antonio Conte nuk e mori me vete në turneun që do të zhvillohet në Azi para fillimit të sezonit të ri.


Mauro Icardi (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Calciomercato raporton se Icardi është duke e kërkuar kalimin te Juventusi, edhe pse po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Juventusi vendos limitin e shifrës që ofron për Icardin
Lexo po ashtu Juventusi vendos limitin e shifrës që ofron për Icardin

Zonja e Vjetër thuhet se është e gatshme që ta bëjë lëvizjen e parë për transferimin e sulmuesit argjentinas, ndërsa Interi kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Por, kampioni i Serie A ka bërë të ditur se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, ndërsa do të duhet ta largojë Gonzalo Higuainin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori