LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Nuk e di çfarë sjell e ardhmja, Interi gjithmonë ka qenë klubi im

Icardi: Nuk e di çfarë sjell e ardhmja, Interi gjithmonë ka qenë klubi im
Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Hellas Veronas në Stadio Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, e pranon se nuk ende nuk e di se çfarë mund të servojë e ardhmja.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, Chelsea dhe Real Madridi, por preferoi të qëndrojë në Itali.

“100 gola me Interin në Serie A? Jam i lumtur të shkruaj vetën në historinë e një klubi si Interi”, ka thënë Icardi për Ole.


Festa e Icardit pas golit ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

“Është një burim krenarie për mua që kurrë nuk kam mundur ta imagjinoja. Nuk është lehtë t’i arrish këta numra në Itali, falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që e bën të mundur”.

“Si është të bëhesh kapiten i Interi kaq i ri? Ishte rezultat i punës time në klub dhe përkushtimit”.

Goli i shpejt i Icardit ndaj Veronas, meritë e një vajze
Lexo po ashtu Goli i shpejt i Icardit ndaj Veronas, meritë e një vajze

“Liga e Kampionëve? Gjërat nuk shkuan siç shpresuam më parë, por unë jam gjithmonë optimist dhe jam i sigurt që Interi së shpejt do të jetë atje ku meriton të jetë”.

“Thashethemet e tregut të transferimeve? Është gjithmonë bukur të vlerësohesh dhe mendoj se është si pasoj e rritjes time”.

Mauro Icardi me Wanda Naran, që është agjentja dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)

“Interi gjithmonë ka qenë klubi im. Kur isha i voglën gjithmonë e kam zgjedhur në PlayStation. Gjithmonë luaja me Interin, ja pse më pëlqen të luaj këtu dhe vendosa të qëndroj këtu”.

“Madridi dhe Chelsea? Jam shumë i qetë dhe gjithmonë fokusohem në objektivat e me dhe të skuadrës”.

Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi
Lexo po ashtu Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi

“Nuk mund të parashikoj të ardhmen dhe për këtë e shijoj të tashmen dhe jap më të mirën”.

“A planifikon të qëndrosh te Interi? Siç thash, nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. E tashmja është këtu”, ka shtuar Icardi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Qx2VEVe_zuo

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Ndërkombëtare
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Premier League
Kalo në kategori