Studimi i ri ka zbuluar se ilaçet e tilla si Ibuprofeni e rritin rrezikun e sulmeve në zemër. Ibuprofeni i përket një grupi të ilaçeve të njohura si ilaçe antipezmatuese jo-sterodiale (NSAID).
Rreth 15 milionë ilaçe të tilla janë përshkruar në Angli vetëm vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, studimi dhjetëvjeçar tregon se personat që përdorin ilaçe të tilla kanë një rrezik prej 83 për qind që të pësojnë sulm në zemër. Studimi, i cili është publikuar në British medical Journal, ka përfshirë rreth 10 milionë përdorues të barërave të tilla në SHBA, Holandë, Itali dhe gjermani.
Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që kishin përdorur NSAID-a në 14 ditët e fundit kishin pasur rrezik 19 për qind më shumë për sulm në zemër sesa personat të cilët nuk kishin përdorur asnjëherë.
Ilaçet e tilla zakonisht përdoren nga personat e prekur me artrit. Veç ibuprofenit, në listën e barërave të rrezikshme futen edhe diclofenac, indomethacin, ketorolac, naproxen, nimesulide dhe piroxicam.
Personat nën 65 vjeç që e përdorin ibuprofenin herë pas here për trajtimin e dhimbjeve të ndryshme, nuk kanë nevojë të brengosen. Por, nëse përdorni ibuprofen rregullisht, atëherë më mirë është të flisni me doktorin, i cili mund t’ju ndihmojë me shkaktarët e dhimbjes.
Ibuprofeni është ilaçi më i mirë për dhimbjet që ndërlidhen me inflamacionin, prandaj për dhimbjet e kokës më mirë provoni paracetomol.
Por, personat që kanë nevojë për trajtim afatgjatë me NSAID duhet të kenë më shumë kujdes, thotë Helen Williams, këshilluese farmaceutike për sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës