Lumi Ibër në qytetin e Mitrovicës është shterur pothuajse krejtësisht tre ditë më parë, ndërsa qytetarët nuk mbajnë mend të ketë ndodhur diçka e tillë asnjëherë në të kaluarën.
Disa prej tyre mendojnë se janë temperaturat e larta që çuan në shterjen e këtij lumi, por të tjerët fajësojnë faktorin njeri për një situatë të tillë.
Peshqit tashmë kanë ikur nga ky lumë, ndërsa mitrovicasit thonë se bota tjetër nënujore është shkatërruar nga dielli.
Erblin Macula, qytetar nga Mitrovica, thotë për KosovaPress se ka dalë me familjarët të peshkojë në Ibër, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, për shkak të nivelit shumë të ulët të ujit dhe mungesës së peshkut.
Ai nuk mban mend shterje kaq të madhe të Ibrit ndonjëherë.
Ndonëse nuk përjashton mundësinë e ndikimit të temperaturave të larta në rënien e nivelit të ujit në Ibër, ai konsideron se faji mund të jetë edhe te penda e liqenit të Ujmanit, prej nga vjen sasia e ujit për qytetarët e Mitrovicës.
“Sot dola me djalin dhe vëllain, meqë jemi peshkatarë sportiv, por problem sepse niveli i ujit tepër i ulët në Ibër… Thatësia që është duke marrë këto ditë ka ndikuar të ketë rënie të nivelit të Ibrit… Unë për vete nuk mbaj mend një nivel kaq të ulët të ujit, edhe pse ne varemi nga penda ku lëshohet uji te liqeni i Gazivodës, sepse sasia e ujit vjen nga atje, kështu që edhe kjo mund të ndikojë”, thotë Macula.
Muhamedin Hetemi, një mitrovicas tjetër, gjendjen në lumin Ibër e quan katastrofë ekologjike.
Ai, përveç temperaturave të larta, për këtë situatë fajëson edhe faktorin njeri, duke dyshuar se dikush qëllimshëm ka ndalur sasinë e ujit te penda e liqenit të Ujmanit.
Hetemi, duke evokuar kujtimet nga e kaluara, rrëfen për kohët kur në Ibër janë larë fëmijët dhe të rinjtë, kur Ibri ishte përplot me peshq, gaforre e gjallesa tjera, por edhe kur ky lumë shërbente si mjet transporti për drutë, të cilat qytetarët i blinin në Kollashin dhe i hidhnin në Ibër, valët e të cilit i bartnin këta dru deri në Mitrovicë.
“Po shikoj dhe po më duket afër një katastrofe ekologjike të ekosistemit. Unë kam jetuar afër këtu dhe që nga ajo kohë nuk mbaj mend që niveli i ujit të Ibrit ka rënë kaq shumë… Frikësohem se nuk do të ketë më peshq Ibri… Pasoja e temperaturave të larta ka sigurisht ndikim, por temperaturat e larta kanë qenë edhe më herët, mirëpo besoj se edhe faktori njeri ka dorë në këtë.
Penda e Gazivodës – Ujmanit ndoshta është ndalur atje për shkak të furnizimit me ujë… Jemi larë në Ibër krejt qyteti, kemi pirë ujë të Ibrit, ka pasur peshqi, gaforre, gjallesa tjera, por tash ka ndryshuar komplet… Edhe atë pjesë e mbaj mend, ka qenë një fabrikë e drurit lart (Kollashin-Zubin Potok v.j.), e cila për shkak të transportit më të lehtë, drutë…janë lëshuar në Ibër dhe kanë ardhur deri te stacioni i trenit poshtë (në Mitrovicë) ku është bërë mbledhja e tyre”, thotë Hetemi.
Edhe Isuf Jashari, 74-vjeçar poashtu nga Mitrovica, bënë të ditur se nuk mban mend të ketë parë nivel kaq të ulët të ujit në Ibër.
“Qe 74 vjet nuk mbaj mend nivel kaq të ulët të ujit… Si pasojë e thatësisë ndoshta… Kam ardhur me hy në ujë, por duhet të kthehem… Po thonë se ky ujë është shumë ‘ilaç…për reumë’”, thotë ai.
Ndërkaq, Arif Kadriu nga shoqëria civile, njëherit anëtar i Shoqatës së peshkatarëve në Mitrovicë, duke e quajtur të tmerrshme situatën e krijuar para pak ditësh në Ibër, dyshon se kjo ka mundur të ndodhë vetëm në pendë që gjendet te Zubin Potoku, ku dikush e ka ndalur ujin.
Sipas tij, peshqit kanë shpëtuar duke ikur në lumin e Sitnicës, por bota tjetër nënujore, duke përfshirë këtu edhe insekte të ndryshme, janë shkatërruar krejtësisht nga dielli.
“Është katastrofë, është tmerr me ndodhë diçka e tillë që rrjedhja e Ibrit me u ndalë në atë nivel, mos me pas ujë hiç aspak. Diçka e tillë me ndodhë pa dorën e njeriut është e pamundur… Dikush ka bërë diçka dhe të shohim kush…
Ne jemi në kontakt me të gjithë pothuajse. Institucionet komunale nuk kanë asnjë informacion se qysh ka ndodhë kjo…Kjo mund të ndodhë vetëm në pendë që gjendet te Zubin Potoku… Dikush e ka ndal, ka bërë diçka… sepse nuk ka tjetër… nuk e di, nuk kam informacion të saktë pse… Peshku ikë aty ku ka ujë, në këtë rast ka vazhduar në lumin Sitnicë, kurse bota tjetër nënujore që janë të ekspozuar nga dielli, janë shkatërruar automatikisht, do të thotë insektet…
Unë e di që penda është një nevojë për prodhimin e rrymës, mirëpo ne kemi nevojë për ujë. Është e kotë të kemi rrymë kur s’kemi ujë. Pa rrymë mund të mbijetohet, pa ujë jo… Ne pendën e Ujmanit e kemi plot.
Do të thotë është përtej nivelit, kështu që mungesë të ujit nuk ka. Askush nuk mund të thotë që s’ka, sepse vetë e kam parë, edhe prurjet janë të bollshme. Po, kemi pasur një kohë thatësi, por kjo nuk ndikon absolutisht, pra nuk është kjo arsye që Ibri me u tha”, thotë Kadriu për KosovaPress.
Në anën tjetër, Komuna e Mitrovicës përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare, e ka quajtur alarmuese shterjen e Ibrit dhe njëkohësisht rrezikimin me ujë të pijes për qytetarët në këto temperature të larta.
“Komuna e Mitrovicës ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente, arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në liqenin e Ujmanit”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e Ndërmarrjes Hidroekonomike ‘Ibër-Lepenc’ rreth kësaj çështjeje, mirëpo disa nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa të tjerët kanë qenë të paqasshëm në telefonat e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Qeveria pret që me emisarin e ri të BE-së dialogu Kosovë-Serbi të kthehet në “binarët e duhur”

Taravari: Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren