LAJMI I FUNDIT:

Ibraimovski: Të burgosen organizatorët e protestës së dhunshme më 27 prill

Ibraimovski: Të burgosen organizatorët e protestës së dhunshme më 27 prill

Nga partia e Samka Ibraimovski, PEPR, kërkojnë të burgosen organizatorët e protestave ‘Për Maqedoni të përbashkët’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PEPR kanë reaguar ndaj institucioneve të cilët janë për zbatimin e hetimeve për ngjarjet e 27 prillit, para se gjithash MPB dhe vlerëson se fajtorë për të gjithë atë janë organizatorët Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Vllado Javanovski.


‘Nuk mundet deputetët të rrihen dhe të shërohen në spital, ndërsa organizatorët të shëtitin në liri’, qëndron në komunikatën e PEPR. /Telegrafi/