LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic nuk pret, të hënën debutimi i tij me Milanin në Serie A

Ibrahimovic nuk pret, të hënën debutimi i tij me Milanin në Serie A
Zlatan Ibrahimovic (Foto: AC Milan/Twitter)

Zlatan Ibrahimovic pritet të jetë në formacionin startues të Milanit kundër Sampdorias të hënën, pasi tifozët pritet ta mbushin San Siron pas kthimit të tij.

Sulmuesi 38-vjeçar nënshkroi këtë javë si lojtar i lirë dhe menjëherë pas konferencës së tij në shtyp për prezantimin e tij, vendosi fanellën e tij të re me numrin 21 për të luajtur dhe shënuar në fitoren 5-0 në miqësore ndaj Rodosense.

Ai nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese ende pasi sezoni i LA Galaxy mbaroi në tetor, por Ibra shpejt pritet ta marr debutimin e tij në Serie A.


Ibra shënon dhe asiston në kthimin e tij, ndërsa Milani fiton 9-0 në miqësoren ndaj Rhodenses
Lexo po ashtu Ibra shënon dhe asiston në kthimin e tij, ndërsa Milani fiton 9-0 në miqësoren ndaj Rhodenses

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, ylli suedez mund të hidhet menjëherë në formacionin titullar të hënën kundër Sampdorias.

Tifozët janë të etur nga mundësia për të parë përsëri heroin e tyre pas disa vitesh, pasi tashmë ka mbi 56 mijë të shitura dhe pritet që shifra të arrijë në 60 mijë.

Ibrahimovic prezantohet te Milani: Jam i lumtur dhe i emocionuar
Lexo po ashtu Ibrahimovic prezantohet te Milani: Jam i lumtur dhe i emocionuar

Deri më tani këtë sezon, ndeshjet e Milanit në shtëpi kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në derbi me Interin (70.440) dhe takimin me Napolin (61.658) tifozë.

Në ndeshjen miqësore në premten, Ibrahimovis u përdor si qendërsulmues në rreshtimin 4-3-3 me Suso dhe Hakan Calhanoglu nga krahët, që do të thotë se prania e tij do të shtynte dyshen Krzysztof Piatek dhe Rafael Leao në bankinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori