Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka dhanë një intervistë për “France Football”, duke e ndalur edhe tek Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas suedezit, ai nuk ka asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo, por i mungon vetëm Liga e Kampionëve.


"Kur bëhet fjalë për cilësitë individuale, unë nuk kam asgjë më pak se ta, nëse shikoni trofetë, unë nuk e kam fituar vetëm Ligën e Kampionëve”.

Ibrahimovic

“Por më duhet të them se nuk jam e fiksuar pas saj. Dhe nëse kolektivi nuk është i mirë, vetëm individi mund të bëjë pak", ka thënë Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka luajtur për klube si Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona dhe PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app