Ibra: Nëse do të vija dhjetë vite më herët në Amerikë, do të bëhesha president

265:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 17: Fomer Sweden International Zlatan Ibrahimovic looks on prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images) 12:"Getty Images
Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, në shaka ka thënë se mund të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do vinte dhjeve vite më herët në SHBA.
Suedezi iu bashkua klubit nga MLS në marsin e 2018 pasi Manchester Unitedi e liroi nga kontrata.
Kur u pyet nëse e ka ndryshuar kulturën e futbollit amerikan, ai tha:
"Nuk e di nëse e kam ndryshuar, por unë po bëj punën time".
"Ata janë më fat që nuk kam ardhur dhjetë vite më parë, sepse do të bëhesha president", ka thënë Ibra.
Që nga ardhja e tij në LA Galaxy ai ka shënuar 12 gola në 15 ndeshjet e para, por ka dhuruar edhe dy asistime.
36-vjeçari shënoi dhe asistoi në fitoren e Galaxy 3-1 ndaj Philadelphia. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































