Kompjuteri kuantik modular IBM Quantum System Two bazohet në teknologjinë e re të procesorëve kuantikë dhe ne do ta shohim atë në funksionim në fund të vitit të ardhshëm.
IBM Quantum System Two, sapo të dalë në treg, do të jetë sistemi i parë kuantik plotësisht modular në botë me aftësinë për t’u përshtatur me nevojat e përdoruesit.
Ai u njoftua nga divizioni Quantum i IBM, i cili synon ta bëjë kompjuterin kuantik komercialisht të zbatueshëm. Në ngjarjen e IBM Quantum Summit, u prezantuan një sërë risive harduerike dhe softuerike në lidhje me kompjuterët kuantikë. Ata theksuan vitin e ardhshëm si një pikë kyçe në biznesin e tyre dhe zhvillimin e kësaj teknologjie, kur duhet të nisin krijimin e superkompjuterit të parë të vërtetë me qendër kuantike.
Ky njoftim është gjithashtu më i zhurmshmi – superkompjuteri i ri IBM Quantum System Two do të jetë shtylla kurrizore e përpjekjeve kuantike të IBM në periudhën e ardhshme. I projektuar si një superkompjuter modular, ky sistem është i vendosur në sirtarë, të cilët mund të lidhen dhe kombinohen.
Me teknologjinë e procesorit kuantik Osprey, me përmirësime shtesë, çdo modul do të përmbajë dhe kontrollojë më shumë se 433 kubit, si njësi bazë për kryerjen e llogaritjeve kuantike. Procesori kuantik 433 kubit i Osprey jep performancën e trefishtë të gjeneratës së mëparshme, Eagle, e prezantuar vitin e kaluar. IBM thotë se potenciali i këtij sistemi është i madh, sepse përdorimi i plotë i tij do të tejkalonte ndjeshëm aftësitë e çdo kompjuteri klasik.
“Për hir të krahasimit, numri i biteve klasike, të cilat do të kërkoheshin për të përfaqësuar të gjitha gjendjet kuantike në IBM Osprey, tejkalon ndjeshëm numrin e atomeve në universin e njohur”, thotë IBM.
Duke i vendosur këta procesorë dhe duke lidhur ftohjen e tyre e sistemet e tjera, do të jetë e mundur të formohet një superkompjuter kuantik me deri në 16,632 kubit. Pritet që sistemi i parë funksional i një superkompjuteri të tillë me qendër kuantike të prezantohet vitin e ardhshëm, në edicionin e ri të IBM Quantum Summit. Sistemet më të mëdha se 4,000 kubit janë planifikuar vetëm për vitin 2025 dhe më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-380x233.png)
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?
![DeepSeek mbledh “tepër” të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-16-380x233.png)
DeepSeek mbledh “tepër” të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut
![Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa – Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-62-380x233.jpg)
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa – Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale
![Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.png)
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
![Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-780x439.png)
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?
Grafikët në Google
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht