Ia vendosën drynin derës së një objekti fetar, Policia po heton rastin në Podujevë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit në fshatin Rakinic të Podujevës.
Në raportin policor thuhet se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për hetime.
“Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit... Rakinic –Podujevë /09.04.2025-21.05.2025 – 12:00-09:30. Nga njësia policore është konstatuar se në objektin fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes, ky veprim dyshohet se është kryer nga disa klerikë të cilët e kanë vizituar ketë objekt më datën 20.05.2025”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për hetime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























