LAJMI I FUNDIT:

Ia morën 50 mijë euro nën kërcënimin e armës, Gjykata dënon me 10 vite burg dy persona në Pejë

Ia morën 50 mijë euro nën kërcënimin e armës, Gjykata dënon me 10 vite burg dy persona në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin e Xh.B., dhe E.Z., janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar bashkë me dhjetë vjet burgim.

“Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh., e kishte marrë në huazim, i njëjti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh., dhe në momentin kur e dëmtuara I e hapë derën, i pandehuri ia drejton armën të cilën e mbante në dorë, e shtyn derën me forcë, futet brenda, pas tij hynë edhe i pandehuri E.Z., me sopat në dorë dhe pasi i pandehuri Xh të njëjtës i drejtohet me fjalët “Qiti paratë” e kapë të dëmtuarën për flokë dhe me armë drejtuar pas shpine, e detyron të ngjitet në katin e dytë dhe nga sirtari merr paratë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000.00 )euro, gjersa i pandehuri i dytë E.Z, me sopat në dorë qëndron në katin e parë tek e dëmtuara E, se cilës i kërcënon se do të ua hekë kokën asaj dhe fëmiut të saj nëntë (9) muajsh po qe se lëvizë, nga e cila merr një orë dore dhe dy telefona celular në vlerë prej një mijë e tetëqind (1.800) euro dhe së bashku largohen nga vendi i ngjarje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.


Sipas njoftimit, “të pandehurit XH.B., gjykata i shqiptoj dënim me gjobë në shumë prej 500 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burg ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“Të pandehurit E.Z, gjykata i shqiptoi dënim me gjobë në shumë prej 1.000 € e të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , atëherë dënimi me gjobë do të zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu do të llogaritet në shumë prej 20 €, si dhe dënim me burgim ashtu që ia përcakton dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori