I vihet zjarri një ekskavatori në Viti, Policia po heton rastin

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se disa të panjohur ia kanë vënë zjarrin kabinës së ekskavatorit të tij.
Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme.
“Viti/02-03.03.2026-16:00/07:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur ia kanë vënë zjarrin kabinës së ekskavatorit të tij”, thuhet në raport.
Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































