I gjendet pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vjeçari në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se sot, 15 shkurt 2026, në orët e pasdites ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një pike kontrolli të vendosur në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë.
Gjatë ndalimit të një veture nga Njësia për Reagim të Shpejtë, tek pasagjeri është gjetur një pistoletë me pesë fishekë. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale.
I dyshuari 23-vjeçar është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































