I dyshuari ikën me vrull nga kontrolli policor dhe lëndon zyrtarin në Klinë – arrestohet nga Policia

Njësiti policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një veturë dhe pasi i është kumtuar se duhet t’i nënshtrohet kontrollit policor i dyshuari me vrull ka ikur duke i shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i është kumtuar se duhet t'i nënshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, i cili ka pranuar tretman mjeksor. Pas veprimeve të menjëhershme operative-hetimore i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/




















































