Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar për shtatë vepra penale, ndërsa kërkohej edhe për katër të tjera.

I njëjti është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.


“Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale. A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: mashtrim, vjedhje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftim.

I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/