LAJMI I FUNDIT:

Hyundai tregon çmimet e Palisade (Foto)

Hyundai tregon çmimet e Palisade (Foto)

Makinat nga Korea e Jugut, ofrohen në vlerë e cila do ta dëmtonte konkurrencën

Tani që Kia e prezantoi Telluride dhe ka filluar ta eksportojë, janë bërë të ditura disa detaje të Hyundai Palisade, të afërmit të Telluride që është një SUV nga e njëjta kompani, transmeton Telegrafi.


Me të afruar koha e prezantimit të Palisade të ri, Hyundai tregoi çmimet e kësaj makine, që më herët mendohej se ishin shumë të lartë.

Por, kompania koreane befasoi të gjithë me çmime të ulëta dhe që do të jenë shumë të konkurrueshme në krahasim me makinat tjera.

Derisa ka mbetur i thjeshtë me 3.8 litra V6 dhe 291 kuaj fuqi, me tetë shpejtësi automatike, ndrësa ofrohen në vetëm tri variante SE, SEL dhe Unlimited.

Modeli bazë apo SE kushton 31,550 dollarë, apo 140 dollarë më lirë se Telluride. Të interesuarit për SEL duhet të paguajnë 33,500 dollarë, derisa Limited 44,700 dollarë.

Sikur Kia Telluride edhe Hyundai Palisade tri rradhë ulësesh, dritat LED ekranin tetë inç të ndjeshëm në prekje që e ka ta instaluar Apple CarPlay dhe asistenin e shoferit. /Telegrafi/