LAJMI I FUNDIT:

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Vetura e Hyundai theu një rekord të rëndësishëm.

Hyundai Nexo e cila drejtohet me hidrogjen, arriti një rekord të ri.


Me një rezervar të mbushur, ajo përshkoi 887.5 km, që është sa 10% më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Bertrand Piccard në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Vetura voziti për 13 orë e 6 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 66,9 km / orë.

Gjatë udhëtimit, ai pastroi 449,100 litra ajër dhe konsumoi 6,27 kg hidrogjen gjatë këtij udhëtimi. /Telegrafi/