Më formën që ka, mund të jetë një rivale e fuqishme e makinës sportive gjermane

Kohëve të fundit, Hyundai ka befasuar me disa dizajne shumë mbresëlënëse, prej versionit të i20 deri te Sonata e re, që duket shumë më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Tani, ky prodhues korean, ka befasuar me një modelin Prophecy, që është një makinë e cila mbushet me rrymë.

Vetëm një fotografi e kësaj makine është shpërndarë, ndërsa në tërësi pritet ta shohim në Geneva Motor Show që fillon gjatë muajit që vjen.

Pjesa e pasme e kësaj makine, e ka një dritë të gjatë vertikale, që zë tërë hapësirën e pasme, si dhe dy drita të gjata që bien teposhtë.

Forma rrumbullake që ka Hyundai Prophecy, e bëjnë që të jetë gati të rivalizojë me Porsche 911, pasi duke se është një makinë shumë e fuqishme dhe e mirë. /Telegrafi/