LAJMI I FUNDIT:

Hyundai nuk dëshiron të mbetet më vetëm një prodhues i makinave

Hyundai nuk dëshiron të mbetet më vetëm një prodhues i makinave

Deri në vitin 2025, pritet të sjellë edhe makina dhe shërbime tjera automobilistike

Krahas Ford dhe General Motors edhe Hyundai dëshiron të hyjë në botë e “mobilitetit të zgjuar”, me më shumë makina praktike dhe të shkathëta, transmeton Telegrafi.

“Strategy 2015” është quajtur plani ri i kompanisë, për të krijuar dy sisteme bazë për prodhimin e makinave dhe krijimin e sistemit të shërbimeve, të njohura si Smart Mobility Device dhe Smart Mobility Service.

Bashkë me këto plane ambicioze të Hyundai, që nuk dëshiron të mbetet vetëm një prodhues i makinave, përfshihet edhe një fluturake personale, e njohur si “Personal Aerial Vehicle”, apo PAV. Nuk është bërë e ditur se si do të duket kjo makinë, por nuk pritet të jetë ndonjë që shitet në masë.

Me sjelljen e makinave të reja, pritet të ketë edhe pajisje robotike, që do të lehtësojnë qarkullimin e udhëtarëve, të tilla që mund të bëjnë transportin nga parkingu deri në destinaconin final.

Rritja e numrit të makinave elektrike, si dhe zgjerimi i prodhimit të Hyundai Ioniq, Kona Dhe Nexo, janë po ashtu pjesë e planeve. Qëllimi i Hyundai, është që deri në vitin 2025, të shesë nga 670 mijë njësi të makina që mbushen me rrymë, për çdo vit.

Në mënyrë që të arrijë suksese me këto plane, duhet bërë edhe investime, andaj Hyundai do të fillojë me 15 miliardë euro. /Telegrafi/