LAJMI I FUNDIT:

Hyundai lansoi sedanin e tij të parë elektrik, Ioniq 6

Hyundai lansoi sedanin e tij të parë elektrik, Ioniq 6

Hyundai Motor Co lansoi të enjten sedanin e tij të parë elektrik, Ioniq 6, për të cilin prodhuesi koreano-jugor po vë bast se do ta ndihmojë atë të rrëmbejë një pjesë më të madhe të tregut të automjeteve elektrike (EV) të dominuar nga kompania Tesla.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ioniq 6 është një nga më shumë se 31 modelet elektrike që Hyundai Motor Group – duke përfshirë Hyundai Motor, kompaninë motër Kia Corp dhe markën premium Genesis – planifikon të prezantojë deri në vitin 2030 për të siguruar një 12 për qind të parashikuar të tregut global të makinave elektrike.


Sedani i Hyundai-t do të zgjerojë gamën e tij EV përtej crossovers-at dhe SUV-ve të tij aktualë për të konkurruar kokë më kokë kundër sedanit më të shitur të Tesla-s, Model 3.

Ioniq 6 do ta ketë çmimin prej 41, 949 dollarë. /Telegrafi/