LAJMI I FUNDIT:

Hyundai është duke e testuar modelin e ri të maskuar si një Veloster

Hyundai është duke e testuar modelin e ri të maskuar si një Veloster

Duket si një Veloster, por përbrenda është një makinë krejt tjetër

Njihet si prodhues i makinave të fuqishme dhe komode, por kohëve të fundit, Hyundai gjithnjë e më shumë po dëshmohet edhe për makina sportive dhe me përformancë të lartë, transmeton Telegrafi.


Kjo është vërtetuar me i30 dhe Veloster, ndërsa tani në treg pritet të jetë edhe një makinë tjetër, që Hyundai është duke e testuar.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë teksa testohej një makine, që ishte e maskuar si një Veloster, por në të shihej se ishte vendosur mbishkrimi MR23T.

Sipas Bobaedram, kjo makinë e ka motorin në mes me kapacitet deri në 400 kuaj fuqi, ndërsa do të tërheqë me rrotat e pasme.

Në këtë formë, kjo makinë është për 80 kuaj fuqi, më e fuqishme se Veloster, që për dallim prej kësaj lëvizë me rrotat e përparme.

Modelin MR23T, Hyundai është duke e punuar së bashku me prodhuesin kroat Rimac, që është bashkëpunimi i parë në mes tyre. /Telegrafi/