LAJMI I FUNDIT:

Hyundai është duke e përgatitur variantin e tretë të modelit Kona (Foto)

Hyundai është duke e përgatitur variantin e tretë të modelit Kona (Foto)

Besohet se është kapur duke u testuar, varianti tretë i crossoverit të popullarizuar

Nëse kërkoni të blini Hyundai Kona, atëherë keni mjaft opsione në dispozicion, transmeton Telegrafi. Varianti me benzin, që ka motorin 2.0 litra prodhon 147 kuaj fuqi, apo versionin me katër cilindra me kapacitet prej 175 kuaj fuqive.


Po që se dëshiron makinë më miqësore me ambientin, mund të kërkoni Kona Electric që ka autonomi prej 415 kilometrave.

Mirëpo, duket se klientëve do t’ju ofrohet edhe opsioni i tretë, pasi është parë një Kona i kamufluar, që pasi ka ndaluar në një pompë benzine, ka vazhduar të lëvizë duke u furnizuar nga bateria.

Shtresat për kamuflazh ia kanë mbuluar mirë eksterierin, por njëjtë nuk ndodhë edhe në brendi, ku është parë një ekran gjigant.

Ende nuk ka ndonjë lajm konkret për këtë Hyundai Kona, që ka mundësi ta shohim në Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë muajit mars. /Telegrafi/