Hyundai e shndërron xhamin e përparmë në një ekran gjigant

Prodhuesi paralajmëron se një version i ri i teknologjisë së ekranit holografik për xhamin përpara - që e kthen atë në një ekran informacioni/informatikë - do të debutojë shpejt.
Ky sistem, i zhvilluar nga nënkompania e Hyundai-t, Hyundai Mobis, bashkë me kompaninë gjermane optike ZEISS, përdor projektorë të fshehur dhe një film optik të veçantë të integruar në xham - në vend të “ekranit tradicional”.

Përderisa nga jashtë xhami duket si një xham i zakonshëm, brenda ofron mundësinë që të shfaqen informacione si navigacioni, të dhënat për vozitje, sistemi i infotainment - dhe potencialisht edhe media, video apo argëtim për pasagjerin.
Në praktikë, sistemi përbëhet nga disa “zona ekrani” të ndara - dy për shoferin, që tregojnë të dhënat kryesore, dhe një për pasagjerin e përparmë, që mund të përdoret për video ose argëtim.
Sipas planit të Hyundai‑t, prodhimi në masë i kësaj teknologjie mund të fillojë nga viti 2027. /Telegrafi/

















































