LAJMI I FUNDIT:

​Hyseni: Gjermania dhe kancelarja Merkel mbeten fuqimisht të përkushtuar për procesin e dialogut

​Hyseni: Gjermania dhe kancelarja Merkel mbeten fuqimisht të përkushtuar për procesin e dialogut

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë në Gjermani, gjatë së cilës sot në Berlin është takuar me zyrtarë të shtetit gjerman.

Ai me këtë rast është takuar me Matthias Lüttenberg, kryesues i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, si dhe Azisë Qendrore, si dhe ambasadorin Michael Siebert dhe Christiane Hullman, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Hyseni ka bërë të ditur se në këto dyja takime u përcoll mesazh i qartë se Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel mbeten fuqimisht të përkushtuar përgjatë gjithë procesit të dialogut, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hyseni në Facebook.

Postimi i plotë:

“Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, sot në Berlin zhvillova dy takime të veçanta. Në kabinetin e kancelares Angela Merkel u prita nga z. Matthias Lüttenberg, Kryesues i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, si dhe Azisë Qendrore. Ndërkaq, një takim tjetër të gjatë dhe shumë përmbajtësor, zhvillova në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RFGJ, ku u prita nga ambasadori Michael Siebert dhe Zonja Christiane Hullman, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Që në fillim të takimeve theksova se qeveria dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës shohin te Republika Federale e Gjermanisë një vend mik, shtëpi të dytë për një numër të madh kosovarësh. Nënvizova se kjo, dhe përkrahja e pakursyer gjermane për Kosovën dhe popullin e saj, në orët më liga të historisë, kanë krijuar një lidhje të veçantë midis popujve dhe vendeve tona.
Duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkushtimin e kancelares Merkel dhe rolin e veçantë të Gjermanisë për përmbylljen e shpejtë të dialogut me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, bëra thirrje që të bëhen hapa të vendosur në vijim të dialogut.

Me z. Lüttenberg dhe me ambasadorin Siebert pra, në frymë mirëkuptimi të plotë, bëmë një bisedë të hapur dhe shumë përmbajtësor. Pasi i njoftova për rrjedhën e deritashme të takimeve në Bruksel, trajtuam disa nga aspektet e veçanta, gjithnjë me synimin që ky dialog të strukturohet dhe të përshpejtohet.

Duke çmuar angazhimin e BE-së dhe punën e të dërguarit të veçantë të saj, Lajçak në raundet e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, vura në pah se dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo mund të arrihet vetëm me përfshirjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë dhe të koordinuar të trekëndëshit, Berlin-Paris-Uashington për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje normalizimi, duke njohur njëra-tjetrën. Theksova se adresimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes pas negocimit të elementeve të saj, garanton sukses të dialogut dhe rrjedhimisht edhe një stabilitet afatgjatë dhe frymë të mirëfilltë bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor.

Nikoqirët i sigurova se angazhimi konstruktiv i Qeverisë dhe i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë në këtë drejtim është i vendosur. Kosova synon paqe, bashkëpunim dhe raporte normale fqinjësore me Serbinë, njësoj si me vendet tjera të rajonit.

Në të dyja takimet u përcoll mesazh i qartë se Gjermania dhe kancelarja Merkel mbeten fuqimisht të përkushtuar përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori