Në O2 Arena të Londrës zhvillohet meçi i kategorisë së peshave të rënda ndërmjet David Haye dhe Tony Bellew.

Në fakt, ky është një rimeç ndërmjet dy boksierëve britanikë, pasi në vitin e kaluar, Bellew kishte arritur të fitonte përballë ish-kampionit botëror.


Hayebellew 1 (Foto: Getty Images)

Në raundin e gjashtë të atij meçi, Haye e kishte lënduar tetivën e Akilit, prandaj në vazhdim Bellew e pati rrëzuar dy herë.

Për këtë arsye, stafi i Haye u detyrua ta hidhte peshqirin e bardhë duke e dorëzuar meçin.

HayeBellew 3 (Foto: Getty Images)

Asokohe ishte caktuar rimeçi ndërmjet dy boksierëve. Dueli ishte caktuar për muajin dhjetor, mirëpo Haye u lëndua sërish në nëntor dhe përballja u shty.

Ndërsa tash, 37-vjeçari është deklaruar i gatshëm për t'u rikthyer dhe të hakmerret ndaj Bellew.

Më poshtë mund t'i shikoni hyrjet spektakolare të të dy boksierëve:

Hyrja e David Haye

haye 1 (Foto: Getty Images)

haye 2 (Foto: Getty Images)

haye (Foto: Getty Images)

Hyrja e Tony Bellew

bellew (Foto: Getty Images)

bellewhyrje 1 (Foto: Getty Images)

bellewhyrje 2 (Foto: Getty Images)

/Telegrafi/

telegrafi sport app