LAJMI I FUNDIT:

Hyjnë në fuqi tarifat e reja për patentat në Shqipëri

Hyjnë në fuqi tarifat e reja për patentat në Shqipëri

Kanë hyrë në fuqi tarifat që do të paguhen për kategoritë shtesë të patentave në Shqipëri, të cilat do të aplikohen për 15 kategoritë e lejeve të drejtimit, që përcaktohen në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve.

Nga janari i këtij viti, kategoritë e lejeve të drejtimit janë shtuar, nga 8 kategori që ishin më parë, janë bërë 15 kategori lejesh drejtimi. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve përcakton tarifat që do të paguhen për 15 kategoritë e lejeve të drejtimit.


Tarifat variojnë nga 2 mijë lekë deri në 4500 lekë dhe ndryshojnë sipas kategorive. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve përcakton katër vlera tarifash për 15 kategoritë e patentave.

Udhëzimi përcakton grupimin e kategorive të reja të lejeve të drejtimit, por duke mos ndryshuar vlerën e shërbimit.

Po t’i referohesh udhëzimit bazë që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, tarifat janë të njëjta, vetëm për çdo grupim kategorie janë shtuar edhe kategoritë e reja të lejeve të drejtimit.

Udhëzimi përcakton që për shoferët të cilët pajisen me patentë për të drejtuar çiklomotor deri në 50 kubikë, që i përket kategorisë AM, do të paguhen 3 mijë lekë. Bëhet fjalë për tarifën që paguhet në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor pas përfundimit të testimit. Për këtë kategori, leja e drejtimit merret vetëm me testim teorik.

Të njëjtën tarifë do të paguajnë edhe për patentat e kategorive të reja, A1 dhe A2. Për shoferët që pajisen me patentë të kategorive B1 dhe B, do të paguhet 4500 lekë. Ndërsa për patentat e kategorive C1 e C, tarifa që do të paguhet është 2 mijë lekë.

Për lejedrejtim të kategorive D1 dhe D do të paguhet tarifa 3 mijë lekë. Tarifa prej 3 mijë lekësh do të paguhet edhe për patentat e kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E dhe DE. Të njëjtat tarifa do të paguhen edhe për ata shoferë, të cilët duhet të rinovojnë patentën aktuale.

Edhe pse prej 1 janarit ka nisur shpërndarja e modeleve të reja të patentave, kjo nuk e kushtëzon qytetarin ta ndryshojë. Patenta aktuale është në fuqi deri në momentin e përfundimit të afatit të vlefshmërisë.

Më herët, për patentat ndryshoi edhe vlerësimi i pikëve për testimin e njohurive teorike. Për testimin e njohurive teorike, numri i pyetjeve nuk ka ndryshuar, por vetëm marzhi i lejuar i gabimit, shkruan ‘panorama’.

Pra nëse më parë për 40 pyetje të testimit teorik marzhi i lejuar i gabimit ishte 7, me ndryshimet e bëra, për 40 pyetje marxhi i gabimit të lejuar do të jetë 4. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori