Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me shkëputjen e njëanshme nga Ministria e Pushtetit Lokal të marrëveshjes trepalëshe në mes të MPL-komunave të Kosovës dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se ky vendim i MPL-së do të humb 5.2 milionë euro investime në komunat e Kosovës, nga donatorët e jashtëm.
Ditë më parë, Kuvendi i AKK-së në deklaratën për medie mes tjerash ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti, të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.
Ndryshe, Telegrafi ka kuptuar nga burime brenda MPL-së dhe AKK-së se këto përplasje kanë ardhur për shkak të disa individëve në këtë ministri. Gjithashtu, shkëputja e njëanshme nga ministri Goran Rakiq ka ardhur pasi që në pikën e fundit të reagimit të AKK-së kërkohet më shumë transparencë për grant të performancës.
“Granti i Performancës nga Ministria e Pushtetit Lokal – Kuvendi i AKK-së thekson që duhet të rritet transparenca sa i përket formulave për shpërndarjen e grantit si dhe ka probleme me kriteret rreth kushteve minimale dhe indikatorëve të vlerësimit. Kërkohet bashkëpunim më i ngushtë me komunat rreth evitimit të problemeve me Grantin e performancës”, thuhet në reagim.
Pas kësaj, Rakiq njëanshëm sipas AKK-së ka nënshkruar për ndërprerje të grantit.
Në letrën e siguruara nga Telegrafi, thuhet se, “për shkak të presionit të vazhdueshëm për ndryshimin e kritereve të vlerësimit për grant, tendencës për dëmtimin e kredibilitetit të kësaj skeme dhe përpjekjeve të vazhdueshme për largimin e kushteve minimale për grant, në pajtim me Nenin 10 të marrëveshjes trepalëshe në mes të MPL-së, komunave dhe Helvetas Swiss Intercorpartion në Kosovë (HSIK), njofton palët për ndërprerjen e marrëveshjeve trepalëshe MPL-Komunë-HSIK”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'