Humbja e madhe në peshë e Sharon Osbourne, efektet anësore dhe njerëzit që duhet të kenë kujdes nga ilaçi i diskutueshëm
Pasi ka humbur afro 20 kilogramë duke marrë barin kundërthënës, Ozempic, Sharon Osbourne i ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg ilaçeve për këtë qëllim duke thënë se kjo e bëri atë të humbte shumë peshë.
Duke folur në një episod të fundit të ‘Piers Morgan Uncensored’, personazhi televiziv i tha prezantuesit se gjëja e parë që duhet të dini për këtë ilaç është se nuk mund të mbështeteni në të përgjithmonë.
Gruaja e Ozzy Osbourne gjithashtu zbuloi se kishte humbur shumë peshë nga ilaçi dhe kishte ndaluar përdorimin e tij: “Kam humbur 20 kilogramë tani dhe mjaftojnë. Është koha për të ndaluar. Në fakt nuk doja të hollohesha kaq shumë, por thjesht ndodhi”.
Ajo ka rrëfyer se kur filloi ta përdorte për herë të parë ilaçin, ndjente të përziera për dy deri në tri javë: “Ti nuk vjell fizikisht, por e ke atë ndjenjë”. Gjithashtu kishte shumë etje dhe nuk donte të hante.
Për më shumë, Sharon ka folur edhe për dyshimet në lidhje me ilaçin e popullarizuar për humbjen e peshës, duke deklaruar: “Duhet t’i mbani këto gjëra larg nga të rinjtë, sepse ata do të tërbohen pas tij. Nuk është e drejtë”.
Efektet anësore të marrjes së Ozempic
Siç përmendi Osbourne, medikamentet si Ozempic ndonjëherë mund të çojnë në efekte anësore shqetësuese. Disa mund të tërhiqen me kalimin e kohës, por të tjerat mund të jenë më seriozë.
Dr. Michael Kane, profesor në Departamentin e Praktikës së Farmacisë në Kolegjin Albany të Farmacisë dhe Shkencave Shëndetësore, ka thënë se efektet anësore gastrointestinale – të tilla si nauza, diarreja, dhimbje barku, të vjellat dhe kapsllëku – janë efektet anësore më të zakonshme që njerëzit do t’i përjetojnë.
“Pacientët duhet të këshillohen të ndalojnë së ngrëni kur ndihen të ngopur, pasi ngrënia e tepërt mund të jetë një prelud i të vjellave”, këshilloi ai duke sugjeruar më tej se qëndrimi larg ushqimeve të yndyrshme dhe ushqimeve që janë të vështira për t’u tretur mund të ndihmojë. Hidratimi i mirë është gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht kur filloni për herë të parë ilaçin ose kur rritni dozën.
Eksperti ka sqaruar se njerëzit me një histori të pankreatitit, kancerit medular të tiroides ose me histori të sindromës së neoplazisë së shumëfishtë endokrine të tipit 2, nuk duhet t’i marrin këto medikamente.
Derisa Kane nuk e adresoi humbjen e tepërt të peshës në vërejtjet e tij për Healthline, kjo nuk duket se përmendet në informacionin e recetave për ilaçin, edhe pse Osbourne nuk është vetëm në përvojat e saj.
Dr. Andrew Kraftson, një profesor i asociuar klinik në degën e metabolizmit, endokrinologjisë dhe diabetit në Michigan Medicine, i ka thënë The Times se disa njerëz mund të përjetojnë një neveri ndaj të ngrënit që është aq ekstrem sa nuk mund të marrin ushqimin e duhur.
Njerëzit mbi 65 vjeçarë që marrin Ozempic mund të përballen me rreziqe shtesë
Dr. Alex Foxman, drejtor mjekësor i Achieve Health and Weight Loss, tha se njerëzit, si Osbourne, të cilët janë mbi 65 vjeçarë, mund të jenë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj efekteve të barnave për humbje peshe.
“Ata mund të kenë një rrezik më të lartë për të zhvilluar sheqer të ulët në gjak (hipoglikemi) dhe probleme të fshikëzës së tëmthit. Ata gjithashtu mund të kenë një rrezik më të lartë të ndërveprimeve me medikamente të tjera që mund t’i marrin për gjendje tjera”, është shprehur ai.
Foxman këshillon që njerëzit që përdorin Ozempic ose barna të ngjashme, si Wegovy dhe Mounjaro, duhet të jenë nën mbikëqyrjen e një ofruesi mjekësor me përvojë dhe të licencuar, i cili mund t’i ndihmojë nëse kanë probleme.
Ai sugjeron më tej se është një ide e mirë të përdorni një program të menaxhimit mjekësor për të monitoruar përparimin tuaj dhe për t’ju ndihmuar të kaloni në një program mirëmbajtjeje kur të keni humbur një sasi të mjaftueshme peshe.
“Një program menaxhimi mjekësor mund t’i ndihmojë njerëzit të vendosin objektiva realiste dhe të shëndetshme për humbjen e peshës, të gjurmojnë nivelet e sheqerit në gjak, të rregullojnë dozat e tyre të ilaçeve, të parandalojnë ose menaxhojnë efektet anësore dhe të ofrojnë mbështetje dhe udhëzime gjatë gjithë rrugëtimit të humbjes së peshës”, ka shpjeguar doktori.
Ky lloj programi mund t’ju ndihmojë gjithashtu t’ju edukojë për përfitimet e këtyre medikamenteve, të cilat mund të përfshijnë një rrezik të reduktuar të atakut në zemër, goditjes në tru ose vdekjes te njerëzit me diabet të tipit 2 ose me sëmundje kardiovaskulare.
Përmbledhje
Derisa barnat për humbje peshe janë bërë mjaft të njohura për aftësinë e tyre për të ndihmuar në humbjen e peshës, njerëz si Sharon Osbourne kanë deklaruar se ato nuk janë një zgjidhje e shpejtë për humbjen e peshës dhe mund të çojnë në probleme, si nauzea dhe madje edhe humbje të tepërt të peshës.
Ekspertët thonë se është e rëndësishme të punoni me një ofrues me përvojë, i cili mund t’ju udhëheqë përmes një plani gjithëpërfshirës të dietës, stërvitjes dhe ndryshimeve të tjera të stilit të jetesës.
Është gjithashtu jetike për të rriturit e moshuar të kuptojnë se ata mund të jenë në rrezik më të madh për efektet anësore dhe ndërveprimet e ilaçit nëse zgjedhin t’i përdorin këto barna.
Ndërsa humbja e peshës mund t’i ndihmojë njerëzit të përmirësojnë shëndetin e tyre, përfitimet e këtyre ilaçeve duhet të peshohen kundrejt çdo rreziku të mundshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje