LAJMI I FUNDIT:

Humbi vetëdijen dhe ra para trenit në lëvizje, argjentinasja shpëton mrekullisht: Nuk e di si mbeta gjallë

Humbi vetëdijen dhe ra para trenit në lëvizje, argjentinasja shpëton mrekullisht: Nuk e di si mbeta gjallë

“Nuk e di si jam gjallë”, ishin fjalët e para të argjentinases e cila humbi vetëdijen në një stacion metroje në Buenos Aires, kur ra dhe përfundoi nën trenin që ishte në lëvizje.

I tërë incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë, e të gjithë ata që kanë parë videon kanë shtruar të njëjtën pyetje – si arriti të mbetet ajo gjallë, transmeton Telegrafi.

Gruaja e cila sipas mediave lokale u prezantua si Kandela, ka humbur baraspeshimin dhe ra në platformën e stacionit të metrosë “Indepedence” në Buenos Airës, Argjentinë.

Në videon e filmuar në prill, që tani është bërë viral në rrjetet sociale, shihet Kandela duke humbur baraspeshimin, dhe bie para trenit që në ato momente ndalet në stacion.

Gruaja ka pasur “fat” pasi ka  rënë në hapësirën mes dy vagonëve dhe ka përfunduar në shina, e të gjithë kalimtarët e rastit mbetën të shokuar.

Kandela për mrekulli mbeti e gjallë, e pasagjerët e tjerë e ndihmuan që ta nxjerrin dhe ta dërgojnë në spital me karrocë.

Pasi rimori veten, foli për mediat lokale duke theksuar se në ato momente i kishte rënë presioni i gjakut dhe kishte humbur vetëdijen.

“Kam tentuar ta paralajmëroj personin afër meje, por nuk më kujtohet asgjë më pas, madje as momenti kur para meje kaloi treni. Nuk e di si jam gjallë. Akoma po tentoj ta kuptojë këtë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori