Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është gjetur 9-vjeçarja nga Kosova e cila kishte humbur në plazhin e Shëngjinit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.


“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, thuhet në njoftim.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët. /Telegrafi/