LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person në Leposaviq, u rrokullis me traktor

Humb jetën një person në Leposaviq, u rrokullis me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e enjte në Leposaviq, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.

Siç thuhet në njoftim, viktima ka qenë duke nxjerrë dru nga mali.

“Leposaviq 30.05.2024, 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/