LAJMI I FUNDIT:

Humanizmi i familjes Gashi nga Shtimja: Kanë strehuar 21 fëmijë të braktisur

Humanizmi i familjes Gashi nga Shtimja: Kanë strehuar 21 fëmijë të braktisur

Dy bashkëshortët nga Komuna e Shtimes, nga viti 2006 kanë strehuar në shtëpinë e tyre 21 fëmijë të braktisur.

Behrije Nrecaj- Gashi dhe Safet Gashi në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini kanë rrëfyer se si erdhi ideja për këtë gjest të madh human.

Ajo thotë se në vitin 2006 ishte ndie shumë e prekur nga një spot promovues ku bëhej thirrje për adoptimin e ndonjë fëmijë.

Nrecaj- Gashi thotë se pos dy fëmijëve pak më të rritur të gjithë të tjerët që deri më tash janë bërë 21, kanë qenë foshnje.

I pari që kishte marrë në përkujdesje ishte vetëm pesë muaj.

Safet Gashi thotë se një fëmijë ka qëndruar pesë vite e gjysmë në shtëpinë e tyre, i cili edhe mban rekordin që më së gjati ka qëndruar te ta.

Ai thotë se e kanë shumë vështirë kur ndahen nga këta fëmijë, me të cilët edhe lidhen emocionalisht.

Familja Gashi fëmijët i merr në përkujdesje nga Ministria dhe gjithçka është e regjistruar.

Ata tregojnë se ka nëna që janë penduar pas braktisjes së fëmijëve të tyre dhe në ndërkohë përmes Ministrisë vijnë i marrin fëmijët përsëri.

Ndër kushtet për të marrë në përkujdesje është që personat që marrin ata fëmijë në përkujdesje nuk duhet të kenë problem me ligjin apo të kaluar kriminale. Gjithashtu familja që pranon fëmijë duhet të ketë të ardhura për të mbajtur në kushte normale këta fëmijë.

Familja Gashi thonë se ata i mbajnë këta fëmijë me të ardhurat e tyre nga një dyqan afarist që kanë dhe kanë disa lokale nga të cilat marrin qira.

Aktualisht kjo familje strehon një fëmijë me Sindromën Down, për të cilin thotë se ka edhe një problem në zemër e që duhet të operohet.

Zonja Nrecaj- Gashi tregon se disa nga këta fëmijë janë ndjerë shumë keq kur janë larguar nga familja strehuese për vite të tëra dhe sipas saj familja biologjike e një fëmija ka kërkuar të shkojnë për vizitë në mënyrë që të plotëson kërkesën e fëmijës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori