LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesi Kalenský nga Hybrid CoE: Dezinformimi për Rusinë është një masë jo-ushtarake për të arritur qëllimet ushtarake

Hulumtuesi Kalenský nga Hybrid CoE: Dezinformimi për Rusinë është një masë jo-ushtarake për të arritur qëllimet ushtarake

Hulumtuesi nga Hybrid CoE, Jakub Kalenský ka thënë se dezinformimi për Rusinë ka për qëllim arritjen e synimeve ushtarake.

Kalenský gjatë një interviste për The Geopost ka shtuar se qindra pseudo-gazetarë rusë morën medalje nga Vladimir Putini për mbulim “objektiv” të ngjarjeve të Krimesë.


“Dezinformimi për Rusinë është një masë jo-ushtarake për të arritur qëllimet ushtarake. Shteti rus po e bën të qartë se të ashtuquajturit gazetarë, pseudo-gazetarë janë pjesë e ushtrisë ruse, po ndihmojnë qëllimet ushtarake ruse dhe nuk mendoj se kjo ende vlerësohet plotësisht në vendet evropiane”, tha Kalenský.

Sipas tij, Ukraina mbetet tema numër një për propagandën ruse.

Kalenský shton se ndikimi i Rusisë në të ashtuquajturën “propaganda e bardhë” është mbi 1.5 miliard dollarë në vit.

“Vlerësimet se sa Rusia po vendos në këtë ndikim dezinformativ janë diku rreth 1.5 miliard dollarë në vit, por ne po flasim vetëm për këto të ashtuquajtura ‘propagandë të bardhë’, burime të bardha, ato burime që nuk e fshehin atribuimin e tyre ndaj Rusisë. Por atëherë keni burime që do t’ju thonë, ne jemi e vetmja alternativë e pavarur ndaj medieve kryesore gënjeshtare, por ato ende po përhapin të njëjtën propagandë ruse, thjesht nuk thonë, nuk e pranojnë se financohen nga Rusia”, shton ai.

Analisti nga Hybrid CoE thekson se qëllimi i dezinformatave ruse në Ballkan është përpjekja për ta ndarë shoqërinë.

“Qëllimi i dezinformatave ruse do të jetë gjithmonë të përpiqet të luajë ndarjet në shoqëri, dhe për fat të keq, falë gjithçkaje që ndodhi në këtë rajon, ka shumë ndarje me të cilat mund të luani, ndarjet etnike, ndarjet fetare, disa nga vuajtjet historike ku pothuajse çdo familje ka diçka për të cilën mund të vuajë  për atë që ka ndodhur në histori”, thekson ai.

Po ashtu, Kalenský në këtë intervistë ka folur edhe për këndvështrimin e medias për ta luftuar propagandën dhe dezinformimin rus.

Intervista e plotë

The Geopost: Si ekspert i fushës kundër dezinformimit, cili është komenti juaj për propagandën ruse në BE në përgjithësi?

Kam frikë se tema e propagandës ruse, pavarësisht gjithçka që ka ndodhur që nga muaji shkurt, mendoj se ende ndonjëherë nënvlerësohet, shtrirja e problemit, sa i madh është problemi, sa njerëz ndikon. Unë ende mendoj se nuk po bëjmë mjaftueshëm për problemin.

Dezinformimi për Rusinë është një masë jo-ushtarake për të arritur qëllimet ushtarake. Për shembull, 300 pseudo gazetarë rusë morën medalje nga Vladimir Putin për mbulim “objektiv” të ngjarjeve të Krimesë, që do të thotë, për gënjeshtra se nuk ka ushtri ruse në Krime, se ky nuk është aneksim, ose kur 60 gazetarë rusë morën medalje nga Ministria e Mbrojtjes për pjesëmarrje në luftën në Siri, jo për raportim, jo për gazetari, por për pjesëmarrje në luftë.

Shteti rus po e bën të qartë se të ashtuquajturit gazetarë, pseudo gazetarë janë pjesë e ushtrisë ruse, po ndihmojnë qëllimet ushtarake ruse dhe nuk mendoj se kjo ende vlerësohet plotësisht në vendet evropiane, aktualisht po flasim për situatën ku BE-ja ka sanksionuar disa nga organet e propagandës ruse si Russia Today dhe Sputnik, sigurisht jo të gjitha, shumë janë ende të lejuara, dhe ende tashmë këtu në disa nga vendet evropiane diskutimet si, ndoshta ne duhet ti largojmë sanksionet.

Ende nuk është kuptuar mjaftueshëm se sa të rrezikshëm mund të jenë këto kanale dhe një ndikim të madh mund të kenë. Kur disa nga sondazhet e opinionit matin se sa efektiv është dezinformimi rus, është me të vërtetë shumë e frikshme, rreth 30 për qind e sllovakëve besojnë se perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë, jo vendi që grumbullon dhjetëra mijëra ushtarë rreth Ukrainës, jo vendi që bombardon civilë, bombardon maternitete, përdhunon fëmijë, që disi fajin e ka perëndimi për këto mizori, që janë tallje.

Ka pasur një sondazh në Gjermani dhe nëse bashkoni përgjigjet “po” dhe “pjesërisht, po”, përsëri rreth 30 për qind e njerëzve besojnë se fajin e ka perëndimi. Pra, për fat të keq, propaganda ruse ende mund të arrijë suksese të rëndësishme dhe kam frikë se reagimi ende nuk është i mjaftueshëm, nuk është proporcional, rusët ende po vënë më shumë burime në këtë betejë sesa Evropa.

The Geopost: Cili shtet i BE-së është më i sulmuar nga propaganda ruse dhe lufta hibride?

Tema numër një për propagandën ruse është deri tani Ukraina, kjo është me të vërtetë këmbë e kokë mbi pjesën tjetër.

Kur ne po përpilonim bazën e të dhënave të “BE vs Disinfo”, (ekipi im i mëparshëm në Bruksel), mund të shihni se Ukraina është pjesa më e madhe e saj dhe tema numër dy do të ishte ndoshta Shtetet e Bashkuara, kështu që Evropa është ndoshta diku në vendin e tretë.

Dezinformimi gjithmonë përpiqet të jetë shumë i shënjestruar, kështu që kur përpiqeni të diskreditoni SHBA-në, po përpiqeni të diskreditoni Barack Obamën për shembull, ose kur KGB-ja u përpoq ndaj Kishës Katolike, ata po diskreditonin Papën gjatë Luftës së Dytë Botërore, Papa Piu i XII- të.

Pra, kur duan të diskreditojnë disa nga vendet perëndimore, ata përpiqen të gjejnë figura specifike, kështu që ne pamë kur isha në Bruksel me “BE vs Disinfo”, menjëherë kur Barack Obama u largua nga zyra dhe Donald Trump erdhi, befas nuk mund ta përdorje Barak Obamën si cakun numër një, kështu që u bë Angela Merkel, kjo si një simbol i Perëndimit.

Nuk jam i sigurt se ata po përpiqeshin të synonin Gjermaninë si vend, mendoj se ata më tepër po përpiqeshin të synonin Angela Merkelin si një përfaqësuese të Perëndimit të bashkuar në përgjigje të dezinformimit rus ose agresionit rus në përgjithësi, jo vetëm dezinformimit.

Aktualisht, nuk jam i sigurt nëse disa nga vendet e BE-së sulmohen më shumë se të tjerat, padyshim që vendet baltike janë gjithmonë në rendin e ditës, por nuk është aq ndryshe nga mënyra se si ata synojnë të tjerët, të ashtuquajturat armiq të Rusisë. Pra, nuk jam shumë i sigurt se mund të veçojmë si një ose dy vende evropiane, ndoshta situata më e keqe është për vendet baltike.

The Geopost: A kanë institucionet e BE-së kapacitet për të bërë më shumë për ndikimin rus në Evropë?

Ky ishte ose është ende një nga shqetësimet e mia më të mëdha që rusët ende po shpenzojnë më shumë në këtë fushë të veçantë, jo vetëm me para, por edhe me burimet njerëzore.

Vlerësimet se sa Rusia po vendos në këtë ndikim dezinformativ janë diku rreth 1.5 miliard dollarë në vit, por ne po flasim vetëm për këto të ashtuquajtura “propagandë të bardhë”, burime të bardha, ato burime që nuk e fshehin atribuimin e tyre ndaj Rusisë. Por atëherë keni burime që do t’ju thonë, ne jemi e vetmja alternativë e pavarur ndaj mediave kryesore gënjeshtare, por ato ende po përhapin të njëjtën propagandë ruse, thjesht nuk thonë, nuk e pranojnë se financohen nga Rusia.

Pastaj, keni trollët e mediave sociale, fabrikën e famshme të trolleve, pra e gjithë kjo nuk është në shumën prej 1.5 miliard dollarësh, dhe e gjithë puna e ambasadave, e gjithë puna e shërbimeve sekrete, kështu që shifra ka të ngjarë shumë, shumë më e lartë. Dhe tani le ta krahasojmë me përgjigjen e BE-së, ekipi im “BE vs Disinfo”, ekipi im i mëparshëm, “BE vs Disinfo”, në tre vitet e para buxheti ishte zero, pastaj buxheti ishte diçka si një milion, pra, Rusia po na kalonte në raport 1,500:1.

Aktualisht buxheti për të gjithë divizionin STRATCOM që merret jo vetëm me dezinformatat ruse, por edhe me aktorët kinezë dhe të tjerë është rreth 12 milionë, pra prapëseprapë po flasim për 100 ose 150:1, pra, Rusia ende po shpenzon shumë. Ata nuk po na mundin duke pasur një mesazh më të mirë, mesazhi i tyre nuk është më tërheqës, ata nuk po na mundin sepse do të ishin kaq të sofistikuar për të dhënë mesazhin, janë thjesht numra, është forca brutale, është qasja e vjetër Staliniste, sasia është cilësia në vetvete, kaq.

Nuk dua të them që BE-ja nuk po bën asgjë, BE-ja po bën shumë, halli është se shumë nga iniciativat thjesht nuk janë mjaft të mëdha, nuk kanë njerëz të mjaftueshëm, nuk kanë para të mjaftueshme.

Mendoj se është sikur po shkojmë në drejtimin e duhur, thjesht nuk po ecim aq shpejt sa duhet, dhe Rusia po ecën ende shumë, shumë më shpejt, kështu që ne duhet të bëjmë ende ca për të kapur hapin, kështu që mendoj se jemi në rrugën e duhur, ne thjesht duhet të shpejtojmë, kam frikë se jemi pak të ngadaltë.

The Geopost: A keni ndonjë informacion për ndikimin dhe propagandën ruse në Ballkan?

Më lejoni të them shumë qartë se për fat të keq nuk jam ekspert i rajonit, megjithatë kam lexuar për të. Le të fillojmë me qëllimin e përgjithshëm të propagandës ruse, është ky dobësim i vazhdueshëm i armikut, çfarëdo që ata e perceptojnë si armik, kështu që mund të jetë perëndimi në përgjithësi, mund të jetë BE, NATO, mund të jenë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, por mund të jenë edhe disa nga vendet në rajonin që ata e perceptojnë si “tepër” pro-perëndimor dhe jo mjaftueshëm pro-rus.

Unë mund të imagjinoj se shumë nga “nxehtësia” konsumohet nga Mali i Zi, sepse ata janë anëtarë të NATO-s, mund të imagjinoj se shumë “nxehtësi” do të jetë në shënjestër ndaj Sllovenisë ose Kroacisë, sepse ata janë në NATO dhe supozoj shumë do të jetë në shënjestër të Kosovës, sepse ata perceptohen si armiku më i madh i Serbisë.

Qëllimi i dezinformatave ruse do të jetë gjithmonë të përpiqet të luajë ndarjet në shoqëri, dhe për fat të keq, falë gjithçka që ndodhi në këtë rajon, ka shumë ndarje me të cilat mund të luani, ndarjet etnike, ndarjet fetare, disa nga vuajtjet historike ku pothuajse çdo familje ka diçka për të cilën mund të vuaj për atë që ka ndodhur në histori.

Për fat të keq, ka shumë aspekte që Rusia mund të synojë, dukshëm më shumë se në vendet që kanë jetuar në paqe dhe prosperitet në 7 dekadat e fundit. Këto shoqëri do të jenë në domenin e informacionit, do të marrin veten më shpejt, ndërsa shoqëritë që kenë këto trauma, do të jenë fatkeqësisht më të ndikuara dhe fatkeqësisht është pak më e lehtë për rusët të luajnë në këto vuajtje.

Ajo që unë mendoj gjithashtu është se Rusia padyshim ka kultivuar më shumë aktorë lokalë, agjentë lokalë që do t’i ndihmojnë ata me fushatat e tyre të dezinformimit. Kjo është diçka që Rusia po përpiqet të bëjë në çdo vend, por ndërsa, për shembull në Finlandë, ata ndoshta nuk do të jenë aq të suksesshëm ose në Estoni ndoshta nuk do të jenë aq të suksesshëm, kam pak frikë se mund të jenë më të suksesshëm këtu në Ballkan. Ndoshta do të ketë të bëjë me ndarjet etnike socio-ekonomike në shoqëri.

The Geopost: Cili është mesazhi juaj për mediat dhe gazetarët për dezinformimin dhe propagandën ruse?

Vetëm pak muaj më parë, unë botova këtë raport mbi luftën kundër dezinformimit, çfarë duhet bërë për të luftuar efektivisht fushatat e dezinformimit, dhe dola me këtë koncept të katër linjave të mbrojtjes; që ne duhet të jemi më të mirë në dokumentimin e asaj që po ndodh në hapësirën e informacionit duhet të jemi më të mirë në riparimin e dobësive në hapësirën e informacionit, ndërgjegjësimin për fushatat e dezinformimit dhe së fundi në kufizimin, ndëshkimin dhe frenimin e agresorëve të informacionit.

Nëse e marr nga këndvështrimi i medias, media mund të ndihmojë në dokumentimin e asaj që po ndodh në hapësirën e informacionit, sa kanale dezinformimi ka, cilat janë mesazhet që ato shpërndajnë. Ju gjithashtu mund të provoni dhe të dokumentoni se sa njerëz bindin, kjo është një pyetje shumë interesante dhe ndonjëherë kur filloni të shikoni përgjigjet, mund të jetë mjaft befasuese.

Në Ukrainë, një OJQ e shkëlqyer “Detector Media”, bënë një sondazh në vitin 2017, tre vjet pas aneksimit të Krimesë, filluan me pyetjen; A i besoni mediave ruse? Tre vjet pas pushtimit, ishin 99 për qind e ukrainasve të thonë, Jo, nuk ju besojmë! Por, më pas ata filluan të matin nëse njerëzit besojnë në mesazhet që po përhapen nga mediat ruse, për shembull se revolucioni i Maidanit ishte një “grusht shteti” ilegal, dhe papritmas ishin 1/3 e popullsisë që besonte në këtë narrative.

Është pak si njerëzit që ju thonë se ne nuk lexojmë tabloide, por më pas të gjithë e dinë se çfarë ka në tabloide, është një mekanizëm paksa i ngjashëm.

Duke matur se sa njerëz besojnë në çfarë narrative të dezinformatave, kjo ju jep një informacion shumë të rëndësishëm se sa telashe të mëdha po përballeni, pastaj rritja e ndërgjegjësimit, përsëri, shumë e rëndësishme që media mund të ndihmojë vërtet këtu për t’i shpjeguar audiencës se çfarë është dezinformata, si duket, çfarë po përpiqet të arrijë dhe kush po e ndihmon, kush janë lehtësuesit lokalë të fushatave të dezinformimit, kjo është e rëndësishme, pastaj riparimi i disa dobësive, fatkeqësisht çfarë kemi parë edhe në disa vende perëndimore, media është se pavarësisht gjithçka që ndodhi, ju do të shihni ende disa nga mediet perëndimore që portretizojnë versionin rus të ngjarjeve si disi të barabartë me atë që thonë ukrainasit, kështu që kjo “ai thotë, ajo thotë gazetari”, ukrainasit thonë këtë, rusët thonë këtë dhe ju lexues vendosni se çfarë është e vërtetë, gjë që është e tmerrshme për mendimin tim.

Nëse prezanton versionin rus të ngjarjeve dhe nuk i kujton lexuesit se këta janë njerëzit që kanë gënjyer për aneksimin e Krimesë, kanë gënjyer për rrëzimin e aeroplanit MH17, kanë gënjyer për helmimin e Skripalit dhe Navalnyt, kanë gënjyer për dopingun e sponsorizuar nga shteti, gënjenin për masakrën e Buças. Nëse nuk ia kujtoni lexuesit për këtë, po e mashtroni lexuesin, kjo është punë e keqe.

Vërtet duhet t’i kujtoni lexuesit besueshmërinë ose mungesën e këtyre folësve të veçantë, kështu që mendoj se media mund të bëj punë pak më të mirë.

Kur bëhet fjalë për vijën e fundit të mbrojtjes, kjo kufizuese, ndëshkuese dhe frenuese, ndoshta nuk varet shumë nga media, mendoj se kjo varet kryesisht nga autoritetet që të dalin me sanksionet kundër dezinformatorëve, për shembull të kufizojnë fluksin e parave, për shembull media perëndimore do të ndalonte financimin e propagandës anti-perëndimore dhe kanaleve ruse, kështu që kjo ndoshta nuk varet nga media, por ndoshta një element që media të paktën mundet është të emërojë dhe të turpërojë ata që po përhapin dezinformata ruse për audiencën lokale dhe kjo është diçka që ndoshta bëhet më mirë nga media dhe shoqëria civile sesa qeveria.

Kur qeveria e bën këtë, duket si një “gjueti shtrigash” kundër kundërshtarëve politikë apo diçka tjetër, por këtu media dhe shoqëria civile ndoshta i kanë pak duart më të lira. Mendoj se kjo është diçka ku edhe mediet mund të ndihmojnë. /The Geopost/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori