Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), organizoi tryezën me temën “Indeksi i zhvillimit të sektorit të prodhimit” ku u prezantua edhe një hulumtim për gjendjen e sektorit të prodhimit.
Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se shifrat të cilat janë nxjerrë nuk janë edhe aq shpresëdhënëse.
“Studimi analizon gjendjen e sektorit të prodhimit në disa indikator nga fuqia punëtore, tregtia e brendshme, infrastruktura mbështetëse dhe qasjes së financave dhe infrastrukturën e cilësisë”, tha Zeka.
Zeka tha se rekomandimet në këtë analizë janë të bazuara edhe në studimet paraprake të OAEK.
“Rekomandimet që ne i japim është vazhdimi i masave fiskale dhe krijimi i lehtësirave tatimore në zhvillim”, deklaroi ai.
Visar Hapçiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtime Ekonomike, tha se për këtë hulumtim kanë anketuar 40 kompani prodhuese.
“Për qëllim të këtij hulumtimi kemi kryer anketë me 40 kompani prodhuese. Pjesa më e madhe e bizneseve kanë pasur 50 deri 250 punëtorë. Bizneset kanë dhënë një vlerësim të kënaqshëm sa i përket kostos të fuqisë punëtore. Indeksi i fuqisë punëtore ka shënuar shkallën 4,88. Pas indeksit i kemi pyetur bizneset edhe për mjedisin fiskal. Shohim një qasje më pozitive, kjo pasi legjislacioni ndër vite është përmirësuar. Indeksi i tregtisë ndërkombëtare ka marrë vlerësimin më të mirë të bizneseve”, tha ai.
Fusha e dytë më negative, sipas respondetëve, Hapçiu thotë se është vonesa në pagesa. Vlerësimi më i dobët është dhënë për sundimin e ligjit dhe tregtinë e brendshme.
Rekomandimet nga ky hulumtim Hapçiu tha se janë adresimi i boshllëkut të shkathtësive, ndryshimi i ligjit të punës dhe politika nxitëse për rritjen e eksportit.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Kosova ka një borxh shtetëror të përballueshëm, dhe se si ministria është e koncentruar në ruajtjen e një fushe të mjedisit makrofiskal.
“Ne si qeveri, por edhe unë personalisht, e marrë me shumë seriozitet sepse është një studim që saktë identifikon fushat ku ne duhet të përmirësohemi. Ne si ministri e Financave jemi të koncentruar në ruajtjen e një fushe të mjedisit makrofiskal. Në rast të humbjes dhe rrezikimit makrofiskal, te gjithë do të kenë problem. Kosova vazhdon të ketë pozitë të qëndrueshme, me borxh shtetëror më të ulëtin në rajon. Ne i kemi marr disa reforma. Duke parë deficitin e lartë tregtar, ne kemi nevojë të ndërrojmë të bëjmë reformë të e ekonomisë”, tha ai.
Durim Limaj nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tha se prodhuesi kosovar është i diskriminuar.
“Prodhuesit kosovarë është i diskriminuar edhe në eksport në vendet anëtare të CEFTA-s. Ne jemi të interesuar për të krijuar një treg për prodhim vendor. Jemi në proces të hartimit për ligjin e tregtisë së brendshme, i cili do të adresojë edhe disa nga çështjet që keni cekur në studim”, deklaroi Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi