LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i Komunës së Prishtinës, rreth 100 mijë qytetarë në kryeqytet e kanë kaluar COVID-19

Hulumtimi i Komunës së Prishtinës, rreth 100 mijë qytetarë në kryeqytet e kanë kaluar COVID-19
Foto: Arkiv

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se më shumë se 100 mijë qytetarë të Prishtinës e kanë kaluar COVID-19.

Gashi në emisionin e mëngjesit në RTV Dukagjini, ka thënë se këto të dhëna i kanë marrë si rezultat i hulumtimeve që ka bërë Komuna e Prishtinës.


“Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1255 qytetar dhe është realizuar në muajin maj-qershor 2021. Nga ky numër i qytetarëve që janë përfshi në hulumtim del se rreth 47% kanë rezultuar pozitiv në testet serologjike dhe që e kanë kry COVID-19 kanë deklaruar se janë testu me PCR. Nga kjo i bie se në Prishtinë më shumë se 100 mijë qytetarë e kanë kalu COVID-19, që është një herë gjysmë më shumë se shifrat zyrtare që kemi, ku sipas shifrave zyrtare thuhet se janë rreth 40 mijë qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19″, tha Gashi, shkruan Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, më tej shtoi se hulumtimi tjetër që është bërë është me punëtorët shëndetësor në Prishtinë dhe me punëtorët e Komunës së Prishtinës.

“Në hulumtimin për punëtorët shëndetësorë janë përfshirë 475 nga 820 sa ka Prishtina. Rreth 17% kanë deklaru se kanë kalu COVID-19 me test serologjik pra janë verifiku përmes testit serologjik, dhe 39% me testin PCR që del 48% prej tyre kanë kaluar COVID-19. Kurse me punëtorët e Komunës së Prishtinës janë përfshirë 418 punëtorë, ku 21% prej tyre janë verifiku me testin serologjik që është prania e antitrupave se e kanë kaluar COVID-19”, tha Gashi.

Gashi theksoi se hulumtimi me punëtorët shëndetësor dhe ata të Komunës së Prishtinës, është bërë në muajt tetor-dhjetor 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori