LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim në Maqedoni: 60% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është prioriteti më i rëndësishëm

Hulumtim në Maqedoni: 60% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është prioriteti më i rëndësishëm

“40% e qytetarëve të Maqedonisë besojnë se demokracia është e rëndësishme për zgjidhjen e krizave siç është pandemia me COVID-19. Sa i përket prioritetit më të rëndësishëm të vendit, 60% e të anketuarve janë përgjigjur se zhvillimi ekonomik është më i rëndësishëm, ndërsa 22% janë përgjigjur për anëtarësim në BE, 9% përforcimi i demokracisë, ndërsa anëtarësimi në NATO me 5%.

Këtë e thonë rezultatet e hulumtimit “BE, akterët e jashtëm dhe besimi: Perspektiva e Maqedonisë së Veriut”, i Fondit evropian për Ballkan Perëndimor i prezantuar sot në Shkup.

Sipas hulumtimit, dallimi është i madh me prioritetet e BE-së ku sundon mendimi sundimi i së drejtës dhe demokracisë.


Në pyetjen nëse demokracia është e rëndësishme për zgjidhjen e krizave siç është pandemia, 31% janë përgjigjur “po”, 15% nuk dinë, ndërsa 14$ janë përgjigjur “jo, udhëheqësitë autoritare më së miri zgjedhin kriza”.

Hulumtimi tregon se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim të lartë në institucionet, ndërsa 68% prej tyre janë përgjigjur se më së pakti i besojnë politikanëve, 59% nuk i besojnë qeverisë, 58% nuk kanë besim në gjyqësi, 44% nuk kanë besim te organizatat joqeveritare, 39% te presidenti, 38% te organizatat ndërkombëtare, në polici 33%, në institucionet rajonale 28%, në ushtri 17% dhe te punonjësit mjekësor 11%.

Po asht 44% e qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi në BE është opsioni më i mirë, ndërsa 68% mendojnë pozitiv për mbështetjen nga NATO.

Në pyetjen se cili shtet ka ndikim pozitiv (politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor), 49% prej tyre mendojnë ndikimi më pozitiv vjen nga Turqia, 37% nga Rusia, 36% nga SHBA-të, 34% nga Banka Botërore dhe 30% nga Kina.

Për ndikim negativ të anketuarit janë përgjigjur 24% SHBA-m 22% Kina, Rusia 21%, Banka Botërore 17 dhe Turqia 10%.

Hulumtimi është zbatuar nga Ipsos dhe është realizuar në të gjitha vendet e rajonit me fokus tre tema kyçe, besimi, aktorët e jashtëm dhe BE. Ky hulumtim u zbatua në Maqedoni në gusht të këtij viti me 1.100 të anketuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori