Spanjolli i huazuar te Arsenali ka luajtur pak më shumë se një orë e gjysmë për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Denis Suarez ka kaluar në radhët e Arsenal në formë huazimi nga Barcelona dhe po tregohet mjaft i kushtueshëm për bordin e Gunners.


Që nga ardhja në afatin kalimtar të janarit, 25-vjeçari ka luajtur vetëm 95 minuta në të gjitha garat dhe nuk ka arritur të jetë startues në asnjë ndeshje të vetme për klubin londinez.

Denis Suárez 2 Denis Suarez (Foto by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ishte në stol në fitoren 2:0 kundër Newcastle Unitedit dhe nuk arriti të futet në fushë, që do të thotë se deri më tani çdo minutë të kaluar te Topçinjtë i ka kushtuar Arsenalit 32,700 euro, sipas llogaritjeve të bëra nga e përditshmja britanike "The Times".

Anëtari i Ligës Premier ka paguar 2.67 milionë euro, ku për shërbimet e lojtarit Barcelonës i detyrohet 2.17 milionë euro ndërsa për këtë periudhë futbollisti do të paguhet 600 mijë euro.

Suarez është paraqitur për 67 minuta në Ligën Premier dhe 28 në Ligën e Evropës kundër BATE Borisovit dhe ende nuk ka shënuar apo asistuar për Arsenalin, i cili do të përballet me Evertonin në Goodison të dielën. /Telegrafi/

telegrafi sport app