LAJMI I FUNDIT:

Huawei sjell në treg serinë e telefonave P50 Pro dhe P50 Pocket

Huawei sjell në treg serinë e telefonave P50 Pro dhe P50 Pocket

Huawei në korrik të vitit të kaluar prezantoi serinë e Huawei P50, e tani në tregun global sjell modelet P50 Pro, P50 Pocket, P5 dhe P50 Pocket Premium Edition.

Huaëei P50 Pro ka ekrani të palosshëm OLED prej 6,6-inç me fuqi rifreskuese prej 120 Hz. Atë e vë në punë procesori Qualcomm Snapdragon 888 4G, në kombinim me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, transmeton Telegrafi.


Sa i përket kamerave, ky telefon përdor Leica e ato janë të pajisura me sistemin e ri Dual Matrix. Kamera kryesore ka 50 MP me IOS përkrahje, e aty janë edhe tjera prej 64 MP dhe 40. Aty gjendet edhe kamera selfie prej 13 MP.

Huawei P50 Pro përkrah baterinë prej 4360 mAh si dhe ka mbushësin prej 66 W. Telefoni ka sensorë të gjurmëve të gishtit në ekran, është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe altoparlantin stereo.
Sistemi operativ është EMUI 12, pa përkrahje për Google Play Services. Gjithashtu është i qasshëm në variantet Golden Black dhe Cocoa Gold.
Huawei P50 Pocket është telefoni i parë me format palosës, me një dizajn për “dy gishta” sikurse P50 Pro. “Gishti” i parë përmban ekranin e përparmë, derisa në të dytin gjenden sensorët për kamera.

Ekrani kryesor i telefonit i ka 6,9-inç OLED me rezolucion 2700 x 1228p. Aty është edhe sistemi Dual Matrix për kamera, sensorët 10-kanalësh multi-spektrum, Huaëei XD Optics.

Sistemin me tri kamera e përbëjnë sensori kryesore prej 40 MP, 13 MP këndgjerë dhe 32 MP “super spectrum sensor”.

P50 Pocket/Premium përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 888 4G, në kombinim me 8 GB/12 GB RAM dhe 256/512 GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. Ka bateri prej 4000 mAh dhe mbushësin e shpejtë prej 40Ë.

Telefoni ka sensor të gjurmë të gishtit në pjesën e anësore, përkrahet edhe Face Unlock. Sa i përket sistemit operativ, ka EMUI 12 pa shërbime nga ana e Google Play Services.

Çmimet në Evropë për këta telefona janë: P50 Pro – 1199 euro, P50 Pocket – 1299 dhe P50 Pocket Premium Edition – 1599 euro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori