LAJMI I FUNDIT:

Huawei pritet t’i investojë tre miliardë dollarë në Itali

Huawei pritet t’i investojë tre miliardë dollarë në Itali

Krijimi i më shumë se një mijë vendeve pune të drejtpërdrejta dhe më shumë se dy mijë vende indirekte nga tani e në tre vitet e ardhshme. Këto janë efektet kryesore të investimit prej 3.1 miliardë dollarësh që Huawei do të realizojë në Itali.

Kompania kineze me vizionin e saj të gjerë ka zgjedhur Italinë si një nga vendet kryesore të planeve të saj të ardhshme. Planet do të ndikojnë së tepërmi në ekonominë në vështirësi të Italisë.


Shpallja e suksesshme vjen direkt nga shefi ekzekutiv i Huawei Italia, Thomas Miao, i cili përfitoi nga ekspozita “Leonardo Mai Visto” në Castello Sforzesco për të deklaruar për shtypin strategjinë industriale të gjigantit të Shenzenit në Itali.

“Huawei do të investojë 1.9 miliard dollarë në blerjen e furnizimeve në Itali, 1.2 miliard në sektorët e marketingut dhe operacioneve dhe 52 milionë në kërkime dhe zhvillim. Më pas ai vuri në dukje se lidhja mes Italisë dhe Kinës është e destinuar të forcohet më tej, sepse këto dy shtete janë komplementare nga pikëpamja ekonomike. Për më tepër, ashtu si Roma ka nevojë për Pekinin, nga Azia është bërë e qartë se edhe Pekini ka nevojë për Romën, për një marrëdhënie tregtare të destinuar të rritet gjithnjë e më shumë”, tha Miao, përcjell Scan.

Të gjitha lajmet nga Huawei
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Huawei

Lidhur me 5G, ai tha se do të kërkojë rregulla transparente, të drejta dhe efikase.

“Teknologjia është gjithnjë neutrale dhe nuk duhet të lidhet kurrë me çështjet gjeopolitike, siç po ndodh me Kinën në muajt e fundit me nyjën e Huawei. 5G është një hap themelor për të zbatuar teknologjitë e së ardhmes dhe, për këtë arsye, infrastrukturat duhet të jenë të besueshme”, shtoi ai.

Huawei ka funksionuar në Itali për 15 vjet. Qendrat kryesore të kompanisë kineze të telekomunikacionit janë në Lombardi, ku ndodhet zona e provave dhe testimeve në bashkëpunim me Vodafone, në Milano, dhe qendrën kërkimore dhe zhvillimore globale për teknologjinë wireless 5G në Segrate. /Telegrafi/