LAJMI I FUNDIT:

Huawei lanson tabletin e ngjashëm me iPad Pro të quajtur MatePad Pro

Huawei lanson tabletin e ngjashëm me iPad Pro të quajtur MatePad Pro

Megjithëse nuk është aq i përhapur në tregun e Shteteve të Bashkuara, Huawei nuk po heziton që të kopjojë shumicën e pajisjeve nga Apple.

Ditë më parë e prezantoi pajisjen për komndim të quajtur Sound X, ndërsa tani një tablet që ka ngjashmëri të madhe me iPad Pro, transmeton Telegrafi.


Në përgjithësi, MatePad Pro ka ngjashmëri të madhe me origjinalin, derisa nuk është më pak i lirë.

Ekrani 10.8 inç LCD ka rezolucion me 2,560×1,600 pixel, ofron ndriçim prej 540 njësive, derisa ka një kornizë prej 4.9 milimetrave.

Procesori i Huaweit Kirin 990, vjen me 6/8 GB RAM dhe 128/526GB. Bateria me 7,250mAh, mund të mbushet shumë shpejtë nëpërmjet të 40 Ë.

Derisa ka një kamerë me 13 megapixel në pjesën e pasme, kamera për selfie i mundëson tetë megapixel.

Të interesuarit për këtë tablet, duhet të paguajnë 427 euro, që është çmimi bazë dhe nuk përfshihet tastiera dhe lapsi digjital.

Pakoja e plotë, ofron të dyja këto aksesore që ngjiten me magnet, si dhe më shumë mundësi për ruajtje. /Telegrafi/