LAJMI I FUNDIT:

HTC U11 xhiron në 360 shkallë

HTC U11 xhiron në 360 shkallë

Jemi vetëm pesë ditë larg nga lansimi zyrtar i telefonit të ri nga HTC, U 11. Në ndërkohë, kompania dëshiron të mbajë publikun e interesuar dhe për këtë arsye, ka postuar një video të re promovuese në llogarinë e tyre në Tëitter.

Sikurse shihet në video, HTC deklaron se U 11 do të mund të bëj “xhirim të drejtpërdrejt në 360”, mirëpo nuk jep informacione se çka nënkupton me këtë.


Megjithatë, mund të supozohet se numri 360 nënkupton xhirim në 360 shkallë përmes kamerës kryesore të U 11, që pritet të ketë kapacitet prej 12MP.

Për të parë nëse kjo është e vërtetë, duhet të presim deri në lansimin zyrtar të pajisjes, që ndodhë të martën e javës së ardhshme.