LAJMI I FUNDIT:

HTC me produkt të ri në javën e ardhshme

HTC me produkt të ri në javën e ardhshme

HTC ka filluar të promovojë lansimin e një produkti të ri për javën tjetër. Në një postim në Facebook, kompania tajvaneze ka deklaruar se do të sjell një suprizë interesante më 20 mars.

Megjithatë, kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth produktit që do të shfaqet në ëktë ngjarje. Imazhi i bashkangjitur me postimin tregon vetëm se “pranvera po vjen”.


Ndoshta është ende herët për të pritur një telefon të ri kështu që fjala mund të jetë për një variant të ri të një pajisje ekzistuese të kompanisë.

Lansimi i Saphire glass U Ultra mund poashtu të jetë një prej mundësive.