LAJMI I FUNDIT:

HTC, Asus dhe Acer me shitje të dobëta në tregun e telefonave mobil

HTC, Asus dhe Acer me shitje të dobëta në tregun e telefonave mobil

Sipas një raporti të ri, tre prodhuesit tajvanez të telefonave, HTC, Asus dhe Acer nuk do të arrijnë objektivat e synuara të dërgesa për vitin 2016.

Raporti i cili citon burimet e industrisë, bën të ditur se HTC do të dërgojë një total prej 10 deri 12 milionë telefona këtë vit, që domethënë se do të ketë ulje nga 18 milionë, totali i arritur në 2015.


Arsyeja kryesore për këtë rënie janë dërgesat më të vogla që janë drejtuar për Kinë, SHBA dhe Evropë.

Asus, lojtari kryesor në Tajvan, pritet të dërgojë rreth 20 milionë telefona për 2016, rënie nga targeti i synuar prej 25 milionëve.

Ndërsa për Acer, dërgesat pritet të jenë më pak se 5 milionë njësi, zbritje kjo prej 50 për qind nga targeti i synuar i kompanisë.