LAJMI I FUNDIT:

Hristo Stoichkov: Pa Messin, Argjentina nuk do ta fitojë asnjë ndeshje për tre vjet

Hristo Stoichkov: Pa Messin, Argjentina nuk do ta fitojë asnjë ndeshje për tre vjet
Kapiteni i Argjentinë

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov u ka thënë tifozëve të Argjentinës të mos e sulmojnë më Lionel Messin.

Ky i fundit është kritikuar sërish nga opinioni publik argjentinas pas një tjetër dështimi në Kampionatin Botëror, e cila gjë ka shtyrë lojtarin që deri në fund të këtij viti mos të paraqitet në asnjë ndeshje për Argjentinën.

Por, Stoichkov paralajmëroi se “nuk jam në favor të ndryshimit të shumë gjërave, para së gjithash, ju duhet të dini se çfarë modeli dëshironi. Nëse doni të vareni nga Messi ose ju vareni nga 22 lojtarë, është shumë e lehtë”.


“Nëse do ta largonin nesër Messin, Argjentina nuk do të fitojë asnjë ndeshje për tre vjetët e ardhshëm. Prandaj futbolli argjentinas duhet të ketë një strukturë dhe nuk e di se çfarë projekti dëshiron të ndjek federata argjentinase. Si dëshiron Argjentina të luajë? Kjo është pyetja e madhe”, shtoi ai.

Stoichkov gjithashtu mohoi shkrimet se mediave se dëshiron ta udhëheq kombëtaren e Argjentinës.

Messi nuk tubohet me Argjentinën në këtë vit, mendon pensionimin
Lexo po ashtu Messi nuk tubohet me Argjentinën në këtë vit, mendon pensionimin

“Është një gënjeshtër që dikush e ka shpikur se unë dua të jem trajner i ekipit kombëtar argjentinas sepse jam mik i Lionelit, është vetëm një gënjeshtër. Si mund të ketë njerëz të tillë?”, tha bullgari.

Ndryshe, 52-vjeçari gjatë viteve 1990/95 ka pasur 151 paraqitje për katalunasit dhe ka shënuar 76 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori