LAJMI I FUNDIT:

Hoyt Yee: Në Ballkanin Perëndimor patëm disa suksese, anëtarësimin e Malit zë Zi dhe qeveria e re e Maqedonisë

Hoyt Yee: Në Ballkanin Perëndimor patëm disa suksese, anëtarësimin e Malit zë Zi dhe qeveria e re e Maqedonisë

Tv Shenja citon zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit, Brian Hoyt-Yee, të ketë deklaruar në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan, se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në. Yee përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Me angazhimin tonë dhe të Europës, gjatë muajit të kaluar kemi parë disa suksese reale. Hyrja e Malit të Zi në NATO, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i japë fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të rinj me Bashkimin Europian këtë muaj”, tha ai./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori