LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Ekrem Avdiu tregon çfarë i tha Adem Jashari pak ditë para se të binte heroikisht

Hoxhë Ekrem Avdiu tregon çfarë i tha Adem Jashari pak ditë para se të binte heroikisht

Hoxhë Ekrem Avdiu, që ishte mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV21, këtë të diel tregoi edhe për takimet e tij që kishte me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Duke kujtuar momentet nga takimet me Adem Jasharin, hoxha Ekrem Avdiu kujtoi një takim të fundit, pak ditë para rënies së tij.

“I thashë këtu ku jeni, është pozicion i pafavorshëm për me luftue. Sepse është vendi ku e keni ndërtue shtëpinë për me jetu. I thashë e pakta gratë edhe fëmijtë me i largue prej këtu, e ju burrat e keni nda mendjen me luftue, luftoni! Tha: ‘Neve baba na ka mësue që i madh e i vogël me jetu, me luftu dhe me vdekë për këtë vend!’ Dhe ashtu ndodhi”, tha hoxhë Ekremi, përcjell Telegrafi.

“Kur flas komandantin legjendar Adem jashari dhe për familjen Jashari vetja më duket edhe më i vogël sesa jam, për shkak të sakrficës dhe vetëmohimit që kanë bërë. E që kanë tejkaluar interesin individual dhe familjar të tyre. Prandaj janë krenaria e kombit shqiptar”, tha ai.

Familja Jashari me sakrificën duhet të mbeten mbeten frymëzim ynë ndër breza.

Ai madhëroi familjen Jashari, duke thënë se Ademi, Hamza e Rifati ishin nga dy prindër të mëdhenj babë Shabani dhe nënë Zahides. /Telegrafi/

Deklaratën e hoxhë Ekrem Avdiut ndiqeni nga minuta 40: 00 në videon e mëposhtme:

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori