LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Ekrem Avdiu flet për Ramazanin në kohë pandemie – tregon për të mirat e agjërimit, dhe shumë detaje të tjera

Hoxhë Ekrem Avdiu flet për Ramazanin në kohë pandemie – tregon për të mirat e agjërimit, dhe shumë detaje të tjera

Miliona besimtarë janë duke e festuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që përfshin agjërim dhe lutje. Ky është Ramazani i dytë gjatë pandemisë COVID-19, që do të thotë se disa do ta agjërojnë atë mes masave kufizuese të vendosura për shkak të COVID-19. Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndihen më afër Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.

Dhe për të folur rreth rëndësisë së këtij muaji, Telegrafi ka intervistuar Imamin e Xhamisë së Tavnikut në Mitrovicë, Hoxhë Ekrem Avdiu.


Ai fillimisht do të na rrëfejë ndër tjerash edhe se cilat kategori do të duhet të agjërojnë dhe cilat kategori janë të liruar nga agjërimi.

“Ramazani është një dhuratë nga Zoti i madhërishëm, një pako dhuratë. Një prej tyre është dhe agjërimi. Një nga gjërat elementare që na e mëson agjërimi është që pa u përball me të vështirën nuk e arrin të lehtën. Janë dy kategori të cilat Allahu i Madhëruar i përmend tekstualisht në Kuran: ai që është i sëmurë dhe ai që është në udhëtim. Edhe të sëmurit ndahen në dy kategori: ata që s’mund ta përballojnë për momentin agjërimin mirëpo pritet që të shërohen në të ardhmen dhe pastaj i kompensojnë ditët e agjërimit gjatë vitit. Kategoria tjetër e të sëmurëve janë ata të sëmurë që nuk pritet të shërohen për shkak të moshës së shtyrë, sëmundje e pashërueshme. Ka sëmundje që nuk janë arsyetim që mos të agjërojnë, si për shembull, dhimbja e gishtit, etj.  E ata që nuk mund të agjërojnë e kanë shpagimin material që quhet Fidje. Personi duhet të ushqejë një të varfër me dy shujta ose dy të varfër me nga një shujtë, edhe kjo prapë brenda mundësive, pasi mund të jetë i varfër dhe s’ka mundësi t’i ushqejë”, thotë hoxhë Avdiu.

Ndërsa sa i përket masave antiCOVID-19, a është duke i respektuar Bashkësia Islame këto masa, hoxhë Avdiu tha: “Të gjitha masat që janë ndërmarrë nga organet kompetente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Bashkësia Islame i ka marr si të mirëqena. Unë si hoxhë kur flas me njerëzit se çfarë duhet të bëjmë, unë gjithmonë iu referohem ekspertëve dhe mund të them se jam ekspert për ta shpjeguar fenë, fjalën e Zotit, hadithet e Pejgamberit, por për shëndet unë shkoj te mjeku, i drejtohem kompetentit”.

Hoxha tha se të gjitha masat që i ka paraparë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë të pranueshme edhe fetarisht.

“Në këto ditët e para të Ramazanit, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që namazi të falet në distancë. Ashtu sikurse është kërkuar, në të gjitha xhamitë tona janë shënjuar shenja të qarta-të dukshme vendet se ku do të falen njerëzit. Pastaj u kemi bërë apel besimtarëve që ata që janë të shtyrë në moshë dhe kanë probleme me shëndetin mundësisht ta shmangin frekuentimin e xhamisë, për shembull dita e xhumasë nga pesha juridike dallon, pasi xhumaja është obligim. Por namazi i taravisë nuk është obligim, i moshuari për shembull mund ta falë jacin edhe në shtëpi, ose fëmija, gruaja e kështu me radhë, në mënyrë që ta shkarkojmë xhaminë nga frekuentimi i madh i besimtarëve. Gjithashtu u kemi bërë apel të gjithëve që të vinë me maska në xhami. Kemi siguruar edhe mjete dezinfektuese. Vendi ku merret abdesi janë të pastra. Kjo është ajo që ne kemi bërë dhe e kemi përgjegjësi për ta bërë”, tregoi ai.

I pyetur për vaksinat antiCOVID-19, hoxha tha se nuk e prishin agjërimin e atyre që do t’i marrin këtë muaj.

“Nuk ka kurrfarë problemi puna e vaksinës. Islami ka dhënë përgjigje për çdo gjë që injektohet në trupin e njeriut a e prish apo jo agjërimin. Gjatë gjithë kohës i kemi trajtuar injeksionet dhe vaksina është e njëjta gjë. Injeksionet që nuk janë ushqyese dhe që nuk jepen drejtpërdrejt në vena nuk e prishin agjërimin, kësisoj dhe vaksina e ka përgjigjen e gatshme. Ata besimtarë të cilët e marrin vaksinën gjatë agjërimit nuk e prishin agjërimin e tyre. Ata le të kujdesen për shëndetin e tyre në forma të ndryshme”, sqaroi hoxhë Avdiu.

Hoxhë Ekrem Avdiu 

Mirëpo çfarë thotë hoxhë Ekrem Avdiu për agjërimin te gratë shtatëzëna dhe ato me gjidhënie?

“Te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse nuk është përgjegjësi vetëm individuale, por është përgjegjësia dhe e krijesës që është duke u krijuar dhe që ka lind. Islami edhe në këtë rast, rrugëdaljen e jep te vlerësimi i kompetentëve, nëse agjërimi e lodh gruan shtatzënë, eventualisht qoftë edhe hipotetikisht, pritet ta dëmtojë gjendjen e nënës dhe frytit, atëherë lirohet që mos ta agjërojë, kjo vlen dhe për nënën gjidhënëse”.

Hoxha po ashtu tregoi se kryerja e iftarit te njëri-tjetri nuk është obligim.

“Ne si popull dhe shoqëri jemi shumë të ngrohtë mes vete, e kemi vërejt edhe vitin e kaluar nëse njerëzit i kanë pasur dy orë të lira menjëherë janë grumbulluar mes vete. Iftari nuk është obligim që ta kryej te tjetri, dhe ai iftar ka me rreziku shëndetin tim ose të dikujt – pse të bëhemi shkaktar i infektimit. Nuk prish punë që këtë punë ta menaxhojnë duke mos shkruar të njëri-tjetri. Bën t’i urojmë njerëzit me telefon, t’i dërgojmë mesazhe, etj, e jo detyrimisht t’i shkojmë tjetrit në hapësira të mbyllura, pasi jemi në kohë të virusit”.

Hoxhë Ekrem Avdiu

Por a ka ndërmarrë ndonjë nismë Bashkësia Islame edhe këtë Ramazan që t’ju dalë në ndihmë familjeve të varfra dhe skamnore?

“Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi e bën një gjë të tillë, nëpërmjet shoqatës humanitare ‘Bereqeti’. Ata dhe vitin e kaluar në njëfarë mënyre u kanë dalë në ndihmë gjatë muajit të Ramazanit 25 mijë familjeve, me artikuj ushqimor, veshmbathje, e gjëra tjera të nevojshme… Edhe sivjet na është bërë apel imamëve të xhamive dhe gjithë strukturave të Bashkësisë Islame që të apelojmë te xhemati që prapë t’i përgjigjen këtyre aksioneve për mbledhjen, grumbullimin e ndihmave materiale për skamnorët dhe të varfrit”, tha ndër të tjera për Telegrafin, hoxhë Ekrem Avdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori