LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Veseli i kërkon parlamenteve të Evropës njohjen e krimeve serbe në Kosovë

Hoxhaj: Veseli i kërkon parlamenteve të Evropës njohjen e krimeve serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka nisur një letër zyrtare parlamenteve të vendeve evropiane që të njohin krimet e kryera mbi popullatën në Kosovë, nga Serbia.

Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se qëllimet e Kosovës janë evropiane, pasi dhe Kosova është vend evropian.


“Mohimi i krimeve është krim i dyfishtë dhe është një ofendim ndaj shtetit dhe shoqërisë së Kosovës. Në draftimin e këtij ligji do të marrim për bazë përvojat evropiane. Qëllimi i iniciativës është evropiane, pasi Kosova është vend Evropian, por kur i dëgjojmë çdo ditë deklaratat e politikanëve serb në Beograd dhe të disa kolegëve në Kosovës e pyesim vetën se në cilin vit jemi”, është shprehur Hoxhaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se një iniciativë ligjore është e domosdoshme.

“Ministria e Drejtësisë do të jetë kompetentë për të hartuar një bazë të tillë ligjore. Si institucion jemi të përkushtuar që të kemi një shoqëri multietnike. Viti 2019 shënon përvjetorët e masakrave dhe ne nuk kemi parë që u dënua dikush për ato masakra. Në këtë 20 vjetor të masakrave e shohim një tendencë të presidentit serb, ku në këtë 20 vjetor mohojnë krimet që janë bërë në Kosovë. Vazhdojmë të kërkojmë 1600 të pagjetur, ku në mesin e tyre ka dhe nga komuniteti jo shumicë. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të mohohen krimet e serbëve që janë bërë në Kosovë. Qasja e tyre është e njëjtë ashtu siç e kanë pasur në vitin 1999 pasi dhe njerëzit janë të njëjtë”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori